Kosovë/ FSK nga 15 shtatori nis misionin
Rreth 1300 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të nisin misionin e tyre duke filluar nga 15 shtatori.
Batalioni i Deminimit, i Kërkim shpëtimit, ai i Zjarrfikësve, Logjistika, Mjekësia dhe Komunikimi, do të jenë të parët që do të nisin punën në terren.
Por, paraprakisht të gjithë pjesëtarët e FSK-së, 90 për qind e të cilëve janë ish-pjesëtarë të TMK-së, do të kalojnë trajnimin testues nga ana e NATO-s, ku do të përcaktohet edhe data e saktë e aktivizimit operacional të kësaj force. Drejtori i Operacioneve në Ministrinë e FSK-së, Kadri Kastrati, deklaron se FSK-ja tashmë është e gatshme të nisë misionin e saj në fillim të muajit të ardhshëm. Por, edhe pas kësaj, kjo forcë do të vazhdojë të jetë nën "llupen" e Aleancës Veriatlantike, e cila do të përcaktojë planin e punës për këtë forcë. Forca e Sigurisë së Kosovës përfundimisht aktive dhe e kompletuar do të jetë vetëm në vitin 2011, ku pritet të përfundojnë trajnimet 2 mijë e 500 pjesëtarë aktivë të kësaj force