E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bernanke: Ekonomia amerikane do të fillojë rimëkëmbjen

Ekonomia më e madhe në botë, ajo amerikane do të fillojë rimëkëmbjen. Drejtori i Bankës Qëndrore Amerikan, Ben Bernanke deklaroi se rikuperimi do të fillojë së shpejti. "Rikthimi i rritjes ekonomike - tha Bernanke - ka shanse mjaft të mira". "Gjithsesi përsa i përket papunësisë, ajo do të fillojë të bjerë gradualisht, pasi të kulmojë më parë në 10%", tha Bernanke.
Fjala e shefit të FED dha sinjale të mira për bursat, çka u reflektua menjëherë tek indekset e Wall Street.
Treguesi "Dow Jones" u rrit me 1%, por akoma më shumë njofton BBC, u rritën shifrat në tregjet europiane. Por nuk ishte i njëjtë me atë të tregjeve europiane, reagimi i kreut të Bankes Qëndrore Europiane Zhan Klod Trishe, i cili e quajti fjalimin e Bernankes të parakoshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›