E Diel, 1 Nëntor 2026

Pano Kam besim se veshtiresite politike ne Shqiperi po zgjidhen

Studiuesi i njohur i ceshtjeve shqiptare Nikolla Pano thote se ngjarjet e fundit politike ne Tirane kane ngjallur shpresat per bashkepunim mes paleve per reformat. Zoti Pano tha ne nje interviste per Zerin e Amerikes se takimi i fundit midis kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama mund te jete nisja e zgjidhes se veshtiresive politike. Studiuesi Pano thote se politikanet duhet te kuptojne kostot qe krijojne per vendin konfliktet e tyre politike.

Zeri i Amerikes Profesor Pano Cili eshte vleresimi juaj per zhvillimet sociale dhe politike aktualisht ne Shqiperi

Nikolla Pano Shqiperia gjithehere qe vijme ketu shikojme perparimet ne disa fusha. Kryeqyteti Tirana po ndryshon ne qender dhe ne perfieri. Po shikojme ndertime te reja rruge te reja dyqane dhe na gezon fakti qe Shqiperia po perparon ne fushen materiale. Ne fushen politike jane keto konfliktet qe i kemi pare ne periudhen e demokracise. Kam nje shprese qe pak nga pak ky takimi i fundit Berisha - Rama keto zhvillimet e fundit mund te hapin rrugen per zgjidhjen e kesaj situate qe ka krijuar problem per Shqiperine qysh nga zgjedhjet e vitit te fundit.

Zeri i Amerikes Profesor Pano Kryetari i Partise Socialiste dhe kryeministri Sali Berisha u takuan se fundi ne nje tryeze shumepartiake per reformen zgjedhore. Megjithate keto takime jane shume te rralla. Ku e mbeshtetni ju shpresen se bashkepunimi midis tyre do te vazhdoje me sukses

Nikolla Pano Kjo krize ka vazhduar per nje kohe te gjate edhe une pashe takimin e fundit midis tyre ne televizion. Jam i inkurajuar per kete hap qe eshte marre dhe shpresoj qe kjo do te jete zgjidhja e ketij problemi ne Shqiperi.

Zeri i Amerikes Profesor Pano Sipas disa analisteve kerkesa e zotit Rama te opozites per te hetuar zgjedhjet e kaluara eshte nje mbajtje e shikimit pas nderkohe qe po afrohen zgjedhjet e tjera per pushtetin vendor ne 8 maj te vitit tjeter. Si e vleresoni ju kete atmosfere parazgjedhore politike ne Shqiperi

Nikolla Pano Sipas zotit Rama problemi nuk eshte qe Shqiperia nuk ka ligje per zgjedhjet por problemi eshte zbatimi i ligjeve. Me hetimin tani mund te zgjidhen disa nga keto andrralla qe kane krijuar probleme per Shqiperine. Kam shprese te madhe qe do te shikojme tani fundin e kesaj rruge.

Zeri i Amerikes Profesor Pano Ka me shume se nje vit qe Shqiperia eshte bere anetare me te drejta te plota ne NATO nderkohe qe po perpiqet shume qe te integrohet ne Bashkimin Evropian. Si e vleresoni te ardhmen e afert te Shqiperise ne 2011 ne raport me integrimet euro-atlantike

Nikolla Pano Do te kete disa veshtiresi por sic duket Shqiperia ka marre kete rruge drejt Evropes se Bashkuar. Udheheqesit e Shqiperise i kuptojne cmimet qe paguajne kur dalin keto probleme politike. Kam nje shprese te madhe qe Shqiperia tani e ka gjetur driten dhe drita eshte drejt Evropes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›