E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci LDK nxiti krize te thelle institucionale

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci njezeshem dhe pa asnje kunder kandidat u rizgjodh ne postin e kryetarit te Partise Demokratike te Kosoves. Ne permbyllje te Kongresit te Peste Zgjedhor te kesaj partie kryeministri Thaci akuzoi Lidhjen Demokratike te Kosoves per krizen institucionale ne vend pas vendimit te kesaj te fundit per terheqje nga koalicioni qeverises vendim ku qe pasoi doreheqjen e ish presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu.

Jane dy momente. I pari eshte aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese ne raport me ish presidentin dhe tani kemi largimin e partnerit tone trevjecar nga institucionet e Republikes se Kosoves. Me largimin e tyre eshte krijuar nje boshllek institucional.

Kryeministri Thaci tha se ne bashkepunim me autoritetet nderkombetare jane ruajtur institucionet e vendit. Kemi ruajtur institucionet e vendit nga ata qe i lane vetem. Nga ata te cilet nuk menduan per shtetin por per interesat e partise. Nga ata te cilet shikuan interesat e ngushta jo interesat e shtetit dhe respektimin e vullnetit te qytetareve. Qytetaret e Republikes se Kosoves nuk votuan dhe nuk do te votojne per ata qe i lene shkret apo pretendojne ti lene shkret institucionet e vendit. Ne nuk i leme shkret institucionet e vendit tha kryeministri Thaci.

Ne paraqitjen e sotme ne Kuvendin e partise kryeministri Thaci foli per here te pare pas rrethanave te reja duke dhene shpjegime per zhvillimet qe i dhane fund bashkeqeverisjes me Lidhjen Demokratike te Kosoves.

Nga une u kerkua qe te kete solidaritet refuzues ndaj Gjykates Kushtetuese. Une nuk mund te merrja ate qendrim. Nuk mund te merrja ate pozicion te kundershtoja nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Prandaj keto ishin momenti i largimit apo marrjes se drejtimeve te ndryshme ne mes shkelesit te Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe vullnetit zotimit dhe parimit te respektimit te Kushtetutes se Kosoves dhe ligjeve te Kosoves theksoi zoti Thaci.

Ai tha se kriza e thelle institucionale do te tejkalohet me nje proces te pershpejtuar te zgjedhjeve ne vend duke lene te hapur mundesine qe vendi te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme. Lidhja Demokratike e Kosoves pohon se vendi duhet te pergatitet per zgjedhjet e parakohshme te caktuara me 13 shkurt ndersa vlereson se perfundimi i koalicionit ishte pasoje e pakenaqesise me injorimin e saj nga partneri ne koalicionin qeverises. Koalicioni qeverises ndermjet rivaleve te vjeter Partise Demokratike dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves pasoi zgjedhjet e pergjithshme te nentorit te vitit 2007. Marreveshja per bashkeqeverisje u arrit ne janar te vitit 2008 ndersa nje muaj me vone ne shkurt te vitit 2008 Kosova shpalli pavaresine e cila eshte njohur nga 70 vende te botes. Zgjedhjet lokale te vitit 2009 shenuan nje periudhe perplasjesh ndermjet partnereve te koalicionit qe kulmuan me terheqjen e Lidhjes Demokratike nje jave me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›