E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia dhe Cekia pro heqjes se vizave me 8 Nentor

24-10-2010 / Gazeta 55

Ministri i Jashtem Haxhinasto takon homologet e tij cek dhe polak Schearzenberg e Sikorski

Ne kuader te takimit te ministrave te Puneve te Jashtme te Grupit te Vishegradit me ministrat e Jashtem te vendeve te Ballkanit Perendimor qe kete vit u mbajt ne Sllovaki ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto pati takim me ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Cekise Karel Schearzenberg dhe ate te Polonise Radoslav Sikorski. Ne takim u diskutua mbi forcimin e bashkepunimit dypalesh si dhe zhvillimet ne rajon. Kryediplomati shqiptar falenderoi homologun e tij cek per mbeshtetjen e vazhdueshme qe Cekia i ka dhene Shqiperise per liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian si dhe e siguroi homologun cek per vendosmerine e Qeverise Shqiptare per te vazhduar dhe thelluar me tej reformat e ndermarra. Lidhur me procesin e liberalizimit te vizave z. Haxhinasto theksoi masat e ndermarra nga Qeveria Shqiptare per sqarimin e opinionit publik mbi procedurat dhe detyrimet. Ne takim u theksua nevoja e thellimit te metejshem e bashkepunimit ekonomik. Ky bashkepunim duhet te perfshije plotesimin e kuadrit ligjor nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve te reja si dhe duke shtuar investimet e reja ceke ne Shqiperi. Ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto takohet me homologun polak z. Radoslav Sikorski. Mbas takimit te Ministrave te Puneve te Jashtme te Grupit te Vishegradit me Ministrat e Jashtem te vendeve te Ballkanit Perendimor z. Haxhinasto pati nje takim dypalesh me Ministrin e Puneve te Jashtme te Polonise z. Radoslav Sikorski. Ne takim u diskutua mbi forcimin e bashkepunimit dypalesh si dhe integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ministri Haxhinasto falenderoi z. Sikorski per mbeshtetjen qe Polonia i ka dhene Shqiperise per liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Lidhur me bashkepunimin midis dy vendeve bashkebiseduesit ndane mendimin se niveli i deritanishem eshte nje baze e sigurt per nje te forcim te metejshem ne te ardhmen ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle. Nje fushe e rendesishme e bashkepunimit dypalesh eshte ajo ekonomike. Rritja dhe nxitja e investimeve polake ne Shqiperi ne fusha te tilla si energjia minierat ishin pjese e bisedimeve dypaleshe. Duke vleresuar ecurine e vendit tone drejt integrimit evropian. Ministri Sikorski ofroi ndihmen dhe asistencen polake ne kete drejtim duke ndare eksperiencat qe Polonia ka pasur ne procesin e vet te integrimit. Gjate takimit u diskutua mbi thellimin e bashkepunimit ne fushen akademike dhe te arsimit. Ministri Sikorski mirepriti ftesen per te vizituar Tiranen ne nje kohe te afert te pershtatshme per te.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›