E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Kjo ditë mban entuziazmin për të qënë fitues

Presidenti Bamir Topi ka uruar të gjithë nxënësit në të gjithë vendin për nisjen e vitit të ri shkollor.
 

Duke folur para nxënësve të gjimnazit “Petro Nini”, kreu i shtetit pasi u ka uruar një vit të mbarë nxënëve ka ngritur lart vlerat e kësaj shkolle.
 

“Kjo ditë mban entuziazmin për të rifilluar dhe për të qënë fitues. Ju uroj një vit të mbarë” iu është drejtuar Topi nxënësve.


 Ndërkohë rreth 570 mijë nxënës do tu kthehen shkollave, ndërsa 36 000 do të ulen në banka për herë të parë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›