Kosove, Istogu në zgjedhje për kryetarin e komunës
PRISHTINE- Në Istog të Kosovës zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarin e Komunës. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pohon se ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e votimeve, ndërkohë 300 policë janë angazhuar në ruajtjen e rendit.Zgjedhjet për kryetar të komunës së Istogut mbahen pasi kryetari i mëparëshëm, Fadil Ferati u nda nga jeta.
Në garën e sotme përballen Haki Rugova i LDK-së dhe Shasivar Haxhijaj nga PDK-ja, i cili në raundin e parë të zgjedhjeve pati fituar 49,7 % të votave dhe Shasivar Haxhiaj nga PDK-ja, që pati marrë vetëm 22 % të votave.
Për zgjedhjet e sotme do të jenë në dispozicion 15 qendra votimi me 54 vendvotime, ndërsa në lista e votimit janë mbi 39 mijë qytetarë me të drejtë vote.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)