Protesta e opozitës, 5 grevistë në spital. Rama: Beteja për transparencë, e pandalshme
TIRANE- Në cadrat e vendosura para kryeministrisë vazhdon greva e njëzet e dy deputetëve të opozitës dhe 180 mbështetësve për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Grevistët tashmë kanë kaluar natën e tete të grevës së urisë të cilën e filluan natën e 30 prillit. Ata deklaruan sot ne mengjes se nuk do të dorëzohen dhe shprehen mirënjohës për mbëshetësit e tyre që cdo ditë vijnë në bulevard. Sot, 8 Maji shkoi ne 5, numri i personave qe nderprene greven per shkak te gjendjes shendetesore.
ORA: 21:26- TRANSPORTOHET Në SPITAL GREVISTI I 5-Të
Rreth orës 21:00 është dërguar në spital grevisti i pestë për diten e sotme. Mesohet se 36 vjecari Alfred Davidhi nga Fieri u transportua në spital për kurim pasi gjendja e tij ka qene e renduar se tepermi diten e sotme për shkak se ai vuan nga hepatiti B. Numri i grevisteve te transportuar sot deri ne oren 21:00 ne spital ka qene 5. Ne total numri i grevisteve qe kane nderprere greven per shkak te gjendjes se renduar shendetesore arriti ne 21 vetë.
ORA: 20:02- RAMA: BETEJA PëR TRANSPARENCë, E PANDALSHME
Kryetari i Partisë Socialiste ka dalë edhe sot, sikurse cdo mbrëmje që prej 30 prillit, përpara qytetarëve të mbledhur në mbështetje të grevistëve që po luftojnë me urinë prej 9 ditësh.
“Arsyeja e këtij stermundimi është mungesa e transparencës së atyre kutive nga buron ky pushet, rrënimi i demokracisë, i shtetit të së drejtës, i ekonomisë. Kjo përpjekje është transparente sa nuk bëhet dhe kjo betejë është e pandalshme sepse Shqipëria nuk e meriton këtë cinizëm në pushtet” theksoi Rama duke ju përgjigjur kërkesave të sotme të qeverisë për të lejuar stafin mjekësor në ambientet e grevës së urisë.
Kryesocialisti i cilësoi kërkesat për transprencën e grevës në kundërshtim me arsyen e stërmundimit të protestuesve që , sic tha Rama, po sakrifikojnë për voten e lire.
“Sot zytarisht Berisha kërkoi transparencë për grevën. Berisha do transparencë për atë cka ndodh brenda cadrave, do transparencë për të dhënat e gjakut të atyre që janë në grevë urie prej 8 ditësh e 9 netësh në grevë urie, dhe ka shurdhërinë dhe pandjeshmërinë e atij që harron, që nuk shikon , nuk kupton se kjo kërkesë e tij për transparencë të stërmundimit bie ndesh me atë cka është aryeja e këtij stërmundimi” u shpreh kryesocialisti.
Ndërkaq Rama shprehu vlerësimin e tij për vendosmërinë e grevistëve, të cilët, sic tha ai kërkojnë të rikthehen në cadër edhe kur janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Kreu i opozitës nënvizoi se beteja për transparencë nuk do të zgjidhë vetëm cështjen e votës por do të clirojë qytetarët nga frika e pushtetarëve.
“Sot jemi në një betejë e cila vetëvetiu nuk do të zgjidhë vetëm cështjen e transparencës, por do të këpusë nyjen e frikës me të cilën Berisha do të shtrëngojë dita ditës fytin e Shqipërisë që kërkon të thotë me forcë fjalën e vet kundër gjithckaje që nuk është në interesin e vet” vijoi më tej kryesocialisti duke ftuar qytetarët në protestën e madhe, paraditen e së djelës.
ORA 19:18- OPOZITA PROTESTON PARA KRYEMINISTRISE
Ka nisur edhe sot, protesta e përditshme e opozitës përpara kryeministrisë, aty ku janë ngujuar në grevë 202 qytetare e deputete. Në mbështetje të protestës së sotme kanë mbërritur protestues nga Korca e Gjirokastra , të cilët më herët kanë marshuar nga stadiumi Qemal Stafa drejt selisë së kryeministrit. Protestuesit kane qelluar me veze fasaden e Televizionit Publik Shqiptar.
Deputetja socialiste Arta Dade ka nisur serinë e fjalimeve të sotme gjatë protestës s radhës të opozitës , sikurse cdo ditë tjetër në bulevardin përpara kryeministrisë. Dade nënvizoi bindjen e opozitës për të sakrifikuar deri në hapjen e kutive të votimit, ndërsa i ka bërë thirrje kreut të qeverisë të zgjidhë krizën.
“Jemi gati të sakrifikojmë bashkë me heronjtë e votës së lirë, mbrojtës të endrrës europiane për një Shqipëri të përbashkët europiane. Dinjitet nuk ke patur dhe nuk do kesh kurrë Sali Berisha prandaj zgjidh krizën, hap rrugën drejt Europës” u shpreh Dade.
Ndërkohë deputeti Ethem Ruka ka përsëritur thirrjen drejtuar kryeministrit Berisha “për ti kthyer përgjigje popullit të ngujuar përpara zyrës së tij.”Ruka i është drejtuar edhe kreut të shtetit për tu angazhuar në zgjidhjen e ngërcit politik.
“I bëj thirrje Berishës të dalë nga kulla ku është ngujuar dhe të reagojë përballë popullit të vet. I bëj thirrje presidentit të angazhohet për të zgjidhur ngërcin politik dhe të mos i lërë ngjarjet të rrjedhin në mënyrë spontane” u shpreh Ruka.
Deputeti Namik Dokle i cilësoi kërkesat e opozitës si kërkesat më të thjeshta në botë , për të cilat, sic tha ai nuk ka asnjë vendim që ndalon përmbushjen e tyre.
“Kërkojmë gjënë më të thjeshtë të botës, dua të shoh votën time, dua te di kush votoi në emrin tim dhe votoi pa pasaportë, pa kartë, pa ardhur fare nga emigracioni, kush maipuloi votën time, kush e shkeli të drejtën time. Ekuacioni kutitë e mbyllura ka vetëm një zgjidhje kutitë e hapura, prandaj ne kërkojmë të hapen kutitë“ u shpreh Dokle.
Deputeti Dokle i quajti grevistët “misionarë të lirisë të cilët nuk po cënojnë askënd, por po luftojnë për të drejtën e votës së lirë“.
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nënvizoi, gjatë fjalës së tij në protestën e sotme, se aksioni politik i opozitës nuk do të sjellë vetëm hapjen e kutive por do ti japë fund njehere e përgjithmonë historisë së zgjedhjeve të manipuluara.
“Kjo lëvizje nuk do të hapë vetëm kutitë, por do të sjellë dhe një ndryshim të madh, garanci se në Shqipëri asgjë nuk do të jetë më si dje, nuk do të ketë më votë të vjedhur e zgjedhje të manipuluara” theksoi Dule.
Deputeti Eduard Shalsi theksoi vendosmërinë e opozitës për të sakrifikuar në emër të kauzës për transparencë.
“Ne refuzojmë që Shqipëria nuk mund të realizojë zgjedhje me standarde. Sali Berisha dëshmon cdo ditë se është profet i urrejtjes, por ne nuk heqim dorë nga kërkesa jonë sepse nuk duam të heqim dorë nga një Shqipëri demokratike. Nuk mund të ketë Shqipëri demokratike pa zgjedhje demokratike dhe nuk mund të ketë zgjedhje demkratike pa hapur kutitë” u shpreh Shalsi.
Ndërkohë protesta ka vijuar me fjalimin e deputetit Pandeli Majko i cili i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të nisë sa më parë dialogun në të mirë të zgjidhjes së ngërcit politik.
“Jemi këtu për të treguar të vërtetën sepse e vetmja e vërtetë është ajo e votës së lirë. I bëj thirrje Berishës: Ulu në tavolinë dhe dialogo me vellezërit e tu” u shpreh Majko duke nënvizuar se greva e urisë nuk është një përpjekje për të marrë pushet por një sakrificë për të kërkuar liri dhe drejtësi.
Protesta ka vijuar më tej me fjalimet e deputetëve dhe grevistëve në cadra, të cilët duke shprehur mirënjohje për mbështetësit deklaruan vendosmërinë për të cuar deri në fund misionin dhe kauzën për transparencë.
“Në sakrificë deri në fund për Shqipërinë demokratike” u shprehën grevistët.
ORA: 16:42- GJONI: GJENDJA PO RëNDOHET, POR MORALI I GREVISTëVE ëSHTë I LARTë
Ndërsa numri i grevistëve që kanë lënë grevën e urisë si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka shkuar në 11, deputeti socialist Ilir Gjoni deklaroi në një komunikim në News24 se morali i grevistëve është shumë i lartë pavarësisht komplikacioneve të ardhura nga mungesa e ushqimit.
“Të gjithë kanë deklaruar se në rast se do të kenë nevojë për ndihmë mjekësore, do ta marrin atë dhe do të rikthehen sërish” u shpreh Gjoni.
Deputeti socialist nënvizoi se opozita është e vendosur për të cuar deri në fund kauzën për transparencë.
“Mesazhi për veshet e shurdhët të kryeministrit është se ne nuk tërhiqemi pa u arritur objektivi që kemi” tha Gjoni.
ORA:14:50-GREVISTI I 4-TE QE DERGOHET NE SPITAL
Ka qene ora 14 e 50 minuta kur grevisti i katert per diten e sotme eshte derguar me urgjence ne spitalin infektiv ne QSUT. Mesohet se aktivisti ne PS, Arber Begaj 26 vjec nga Tirana u transportua ne keto momente ne spital per kurim pasi gjendja e tij ka qene e renduar se tepermi diten e sotme si pasoje e greves se urise prej 8 ditesh. Numri i grevisteve te transportuar sot deri ne oren 15:00 ne spital ka qene 4. Ne total numri i grevisteve qe kane nderprere greven per shkak te gjendjes se renduar shendetesore arii ne 11 vete.
ORA 14:40-RAMA: NUK REFUZOJMë DIALOGUN
Pak pasi doli nda spitali infektiv ku ishin të shtruar 5 grevistë, 3 nga dita e sotme dhe 2 prej ditës së djeshme, Kreu i socialistëve Edi Rama theksoi për mediat se "kjo është sakrifica më e madhe ndaj një opozite të palëkundur në kërkim të dickaje kaq elementare si, liria”.
Përballë kërkesave të ambasadorëve të huaj dje në takimet me Presidentin Topi, Rama u përgjigj se opozita është gati të dialogojë. “Ne jemi të gatshëm jo vetëm të dialogojmë, por dhe të gjejmë rrugën e zgjedhjes, por edhe të bindur se rruga e vetme e zgjidhjes është rruga e transparencës”., u shpreh Rama.
Sipas kreut socialist përgjegjësia për gjithë situatën e krijuar politike bie direkt mbi kryeministrin Sali Berisha.
“Cfarë përgjegjësie mbajnë ata që nuk reagojnë ndaj kësaj sacrifice?
Përgjegjësinë e atyre shpirtrave brenda atyre trupave që po sakfirikohen për një kauzë të madhe, e mban ekskluzivisht pushteti dhe posacërisht Berisha”.
ORA 14:00-DADE: PRESIDENTI DUHET Të FLASë ME VEPRA. PS GATI PëR DIALOG
Deputetja socialiste Arta Dade ka deklaruar sot në mesditë për TVNews24 se Presidenti duhet të angazhohet dhe të flaës për vepra, pasi sic thekson ajo PS është gati për dialog mes palëve.
Dade u shprehu gjithashtu se PS dhe mbështetësit e saj nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për transparencë zgjedhore, pavarësisht se gjëndja e grevistëve është përkeqësuar.
“Shpreh keqardhjen e thellë që Sali Berisha vazhdon të këmbëngulë për atë që ka këmbëngulur për nëntë muaj. PS e ka shprehur qëndrimin e saj, ne jemi të vendosur dhe këtë e tregojnë grevistët, të cilët kanë një moral të lartë”, ka pohuar Dade, duke i drejtuar sërish një apel kryeministrit Berisha që të lejojë hapjen e kutive.
Sipas saj është normale që gjednja ëstë rënduar. “Kaloi nata e 8-të sot hyjmë në të nëntën, ndaj priten këto në një grevë urie”, tha Dade e cila shtoi ndër të tjera se “Edhe sikur të mos ishte bërë greva e urisë nuk ka shqiptar që të mos besojë që Berisha i ka vjedhur zgjedhjet. Shqipëria ka bërë 20 vjet mbrapa në kolonat kyce për demokracinë. Ne ripërsërisim kërkesën për transparencë zgjedhore”, ka shtuar Dade.
ORA 13:30-RAMA VIZITON GREVISTëT Në SPITAL
Kryetari i socialistëve Edi Rama ka vizituar në këto momente 3 grevistët që u laguan nga cadrat e grevës për arsye shëndetësore. Rama ndodhet në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT) ku po njoftohet për shëndetin e 3 grevistëve. Tre grevistët lanë ndërprerë sot në ditën e 8 të tyre grevën e urisë për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.
ORA 12:50-KODHELI: SITUATA E SOTME POLITIKE, TURPI Më I MADH PëR SHQIPëRINë POSTKOMUNISTE
Deputetja Mimi Kodheli deklaroi sot se kjo situatë e krijuar sot në politikën shqiptare do të jetë turpi më i madh i situatës postkomuniste të Shqipërisë. Për këtë sipas Kodhelit, përgjegjësse është qeveria që nuk pranon tu japë zgjidhje kërkesave të PS. “Nuk ka turp më të madh se se të shohësh njerëz që sakrifikohen dhe politika shqiptare, kjo qeveri e shurdhër, në vend ti vejë gishtin kokë, tërheq zvarrë këtë histori të trishtë e të hidhur”. Duke iu referuar gjendjes se revisteve, Kodheli shtoi se pavaresisht kushteve te renda, grevistet ne asnje cast nuk kane deklaruar terheqjen nga protesta.
ORA 11:40-NJE GREVIST I TRETE LE GREVEN KETE MENGJES
Nje tjeter grevist, i treti kete mengjes eshte larguar nga cadrat e grevisteve me autombulance. Behet fjale per 24 vjecarin Salarjon Tota nga Fieri. Numri ne total i grevisteve qe kane lene greven ne gjendje te rende shendetesore ka shkuar ne 10 persona, nje prej tyre i rikthyer serish ne greve.
ORA 11:30-MJEKJA: GJENDJA E GREVISTEVE ESHTE AGRAVUAR
Mjekja Alketa Hila pohon për mediat sot paradite se gjendja e grevistëve është rënduar. “8-9 prej tyre janë në gjednje të rëndë, por janë vetë ata që refuzojnë të shkojnë në spital. U kam sugjeruar të shkojnë në spital pasi rrezikkojnë jetën, por kam hasur në mospranimin e tyre”, thekson Hila.
Konkretisht rëndë kosntatohet Besnik Bare, Agim Leka, Blendi Klosi. “Personat me diabet janë gjithmonë në risk në të tilla raste ndaj i kemi kërkuar Blendi Klosit të dalë nga greva por ai nuk pranon”.
ORA 10:30-NJë TJETëR GREVIST NDëRPRET GREVëN, SHKAK GJENDJA SHëNDETëSORE
Një tjetër grevist në orën 10:30 minuta sot paradite u largua nga cadrat me një ambulancë drejt Qëndrës Universitare Spitalore në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Meco nga Fieri që është transportuar në gjëndje të rëndë drejt spitalit, pasi humbi ndjenjat për shkak të mungësës së ushqimit.
Së bashku me rastin e fundit, numri i grevistëve që lanë grevën sot paradite shkoi në 2, kurse ne total, nga mbremja e 30 Prillit, kur nisi greva, numri i grevisteve te derguar ne spital ka qene 9.
ORA 10:00-TVNEWS24 PERCJELL SITUATEN BRENDA CADRAVE TE GREVISTEVE
Kamera e TVNews24 e cila ndodhet nga dje brenda cadrave të grevistëve së bashku me drejtoreshën e Gazeta Shqiptare, Anila Basha kanë përcjellë caste nga greva e urisë që po vazhdon prej 9 ditësh.
Grevistët qëndrojnë në shtretër portativë të sistemuar sipas qyteteve nga vijnë. Dikush lexon, një tjetër qëndron shtrirë dhe telefonon, disa bisedojnë mes tyre, të tjerë luajnë letra dhe domino, shohin e dëgjojnë lajme nëpërmjet TV, por njëzëri shprehen se nuk e lenë grevën deri në plotësim të kërkesave të tyre.
Drejtoresha e GSH, Basha e cila qendroi brenda cadrave 24 ore thekson se gjatë kohës që ka qëndruar aty, nuk ka parë asnjë të konsumojë ushqim, por vetëm ujë. “E vetmja ndihmë nga jashtë janë teshat që i kanë sjellë të afërmit për tu ndërruar”, bën të ditur Basha, misioni i së cilës brenda cadrave përfundoi sot në ora 10:00.
Askush nuk heziton te prononcohet. Deputeti Ilir Beqja shprehet se grevën nuk do ta ndalojë deri në plotësim të kërkesave.
Një tjetër deputet, Blendi Klosi, gjendja e të cilit nuk ka qënë shumë e mirë, shprehet për TVNews24 se “përkrahësit e protestës i japin shpirt grevës së urisë. “Nuk e besoja por ja që ndodh, cdo ditë që kalon ne na bën më të fortë, pavarësisht urisë që na mundon. Janë ata përkrahës atje jashtë që me forcën e mbështetjen e tyre na japin jetë këtu brenda, është fakti se cdo ditë që ikën na afron pranë fitores tonë. Kemi që qëllim dhe nuk e lemë në mes”.
Qytetarët të tjerë nga qarqe të ndryshme shprehen se gjendja po rëndohet dhe se qeveria duhet të reagojë. “Palët duhet të dialogojnë, nuk është e lehtë të shohësh dhjetra persona të shtrirë para godinës së qeverisë dhe kryeministri që na sheh përditë të qëndrojë i qetë pa asnjë përgjigje”, tha njëri prejt tyre.
Nuk mbeten pas as grate greviste. "E habitshme sesi nuk flasim kurre per ushqim, kemi nje kurajo qe nuk e mendoja kurre qe do e kishim", thote Shega Ligori per TVNews24.
Grevistët frikë nga penalizimet
Drejtoresha e Gazeta Shqiptare që vëzhgoi nga afër grevistët për 24 orë shprehet se shumë kanë dëshirë të flasin, por jot ë tregojnë emrin e vërtetë. Kjo sipas tyre vjen nga fakti se të afërm të tyre punojnë në institucione shtetërore dhe se kanë frikë se mos ata penalizohen me pushim nga puna.
Dushet dhe banjat
Edhe pse te ngujuar ne mes te Bulevardit me cadra, higjena ne cadra nuk mungon. Banja dhe dushe jane ne funksion te vazhdueshem per grevistet. Ndonjehere per arsye teknike dicka nuk punon, por eshte ndihma e menjehershme nga persona qe vezhgojne greven dhe cdo gje rregullohet pa kaluar nje ore.
ORA 08:30-NJë GREVIST DëRGOHET ME URGJENCë Në SPITAL
Ka qënë ora 08:30 minuta kur nga cadrat para kryeminsitrisë ka dalë grevisti i parë me shenjë të përkqësuara të shëndetit si pasojë e urisë.
Mësohet se 29 vjecari Klodian Rira nga Prrenjasi është dërguar me urgjencë në spital. Grevistët brenda cadrave e kanë inkurajuar shokun e tyre me duartrokitje.
Së bashku me 29 vjecarin, numri i grevistëve që i janë drejtuar spitalit ka shkuar në 8-të. Njëri prej tyre u rikthye në grevë, pas marrjes së mjekimit.
Ora 08:00-GREVISTET GDHIJNE NATEN E 8-TE TE PROTESTES
Nata e 8-të e grevës së urisë ka kaluar përgjithësisht e qetë ku grevistët nën cadrat e ngritura para selisë së kryeministrisë kanë vazhduar në këtë formë protestën e tyre për transparencë të zgjedhjeve dhe rrënimin ekonomik.
Përvec problemeve shëndetësore tashmë të evidentuara, si marrje mendsh, dobësi trupore situate nën cadra paraqitet e qetë.
DITA 8-TE
ORA: 21: 10- RëNDOHET GJENDJA E DEPUTETIT BLENDI KLOSI
Rëndohet gjendja e deputetit socialist, Blendi Klosi i cili është futur në grevë urie një javë më parë në mbështetje të kauzës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Mësohet se Klosi ka patur komplikacione për shkak se vuan nga diabeti ndersa mjekët janë detyruar ti vendosin serum.
Kolegët i kanë bërë shpesh apel deputetit Klosi të heqë dorë nga greva për shkak të diabetit por ky i fundit është shprehur i bindur për ta cuar kauzën deri në fund. Aktualisht, mjekët thonë se nuk është e nevojshme nisja drejt spitalit ndërkohë që po i jepet ndihma e parë në ambientet e cadrave.
ORA: 20:33- RëNDOHET GJENDJA, TJETëR GREVIST TRANSPORTOHET Në SPITAL
Rëndohet situata në cadrat e grevistëve të cilët janë duke përmbyllur ditën e tetë të grevës së urisë në bulevardin përpara kryeministrisë. 40 vjecari nga Vlora, Isa Arapi është transportuar menjëherë në spital pas komplikacioneve të ardhura si rezultat i mungesës së ushqimit për ditë të tëra. Ky është rasti i tretë i grevistëve që detyrohen të largohen nga greva vetëm brenda ditës së sotme , ndërsa në total 7 grevistë nuk kanë mundur të rezistojnë në cadra.
ORA: 20:22- RUCI: Në BETEJë PëR SHQIPëRINë E SHPRESëS
Duke përshëndetur mbështetësit e opozitës edhe në emër të kryetarit të PS , i cili nuk mundi të ishte i pranishëm në protestën e radhës , kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci i kë bërë thirrje kryeministrit Berisha të reagojë dhe ti japë zgjidhje situatës që rënodhet nga dita në ditë.
“Berisha është fajtori i vetëm i krizës që ka kapur këtë vend. Ky njeri që sot është mbyllur në kryeministri duhet të kuptojë që kjo godinë është pronë e këtij populli që kërkon të dijë se si ka hyre ai në këtë godinë, që kërkon të dijë se kur do të vijë zgjidhja e kauzës sonë” u shpreh Ruci.
Ndërsa shprehu mirënjohje e përulje ndaj sakrificës së grevistëve, Ruci tha se “sot në bulevard po shkruhet një histori e re për të ndryshuar historinë e vjetër”.
Deputeti socialist nënvizoi se opozita është e bindur për të cuar deri në fund betejën për të fituar, sic tha ai, të drejtën për të jetuar në liri e në demokraci.
“Ne socialistët shqiptarë bashkë me aleatët tanë kërkojmë liri dhe demokraci dhe nuk kërkojmë lëmoshë, kërkojmë të drejtën për transparencë, sepse liria dhe demokracia janë në rrezik nga errësira e një pushteti që ka për aleat vetëm errësirën. Duam Shqipërinë e punës, shpresës, dinjitetit, Shqipërine e lirisë,
kërkojmë një Shqipëri si gjithë Europa” vazhdoi më tej Ruci.
ORA 18:46- OPOZITA PROTESTON PARA KRYEMINISTRISE
Ka nisur edhe sot, protesta e përditshme e opozitës përpara kryeministrisë, aty ku janë ngujuar në grevë edhe 202 persona. Në mbështetje të protestës së sotme kanë mbërritur protestues nga Fieri, të cilët më herët kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin në rrugën e Kavajës.
Gjatë fjalës së saj përpara mbështetësve, deputetja Ermelinda Meksi theksoi se greva e opozitës është një betejë për parimin e votës së lirë që do të përfundojë vetëm kur nga ana e mazhorancës të ketë një përgjigje pozitive për kauzën e tyre.
“Greva dhe protesta jonë po merr dimensione gjithmonë më të mëdha, vetëm qeveria nuk po e dëgjon zërin e protestës paqësore dhe demokratike. Duke hyrë në grevë urie, deputetët dhe mbështetësit e opozitës kanë vënë jetën e tyre në themel të kësaj proteste, në themelet e demokracisë” u shpreh Meksi.
Ndërkaq deputeti Bashkim Fino i bëri thirrje kryeministrit Berisha të dalë në dritare e të shikojë, sic tha ai, shqiptarët që këkrojnë votën e lirë.
“I kam kërkuar kryeministrit të reflektojë, si socialist, si qytetar dhe si ish kryeministër i vendit. Por Sali Berisha ka frikë nga populli. Sot nga ky bulevard i rikujtoj kryeminsitrit që të dalë në dritare, të ngrejë grilat qe i kanë zëzë sytë dhe të shikojë shqiptarët që kërkojnë të votojnë të lirë” u shpreh Fino duke shprehur mirënjohje dhe mbështetje për grevsitët në cardër.
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ju drejtua autoriteteve ndërkombëtare në vendin tonë duke theksuar se idealet për të cilat po lufton opozita nuk kanë asnjë ndryshim me idealet e etërve të demokracisë.
“Sot u vu në lëvizje gjithë diplomacia në vendin tonë. Dëshirojmë ti themi Ambasadorit të SHBA se idealet tona nuk kanë asnjë ndryshim nga idealet që na mësuan etërit e demokracisë amerikane. Vlerat tona janë vlerat e themeluesve të Unionit Europian, për ato jemi këtu dhe për ato do të luftojmë” u shpreh Dule ndërsa nënvizoi se fundi i protestës do të jetë fitorja ndaj demokracisë.
Dule ftoi qytetarët në protestën e madhe të 9 Majit, për të festuar sic tha ai, ditën e fitores ndaj demokracisë dhe qytetarisë.
Ndërkohë kreu i PLD-së, Spartak Ngjela i bën thirrje kreut të shtetit të zgjidhë sa më parë krizën që ka përfshirë vendin.
“I drejtohem Presidentit të Republikës duke i kërkuar të marrë funksionin e tij të kryetarit të shtetit dhe ti japë zgjidhje kërkesës për liri që i kërkon populli i tij” theksoi Ngjela duke ftuar qytetarët në protestën e 9 Majit.
“Nuk është e lehtë të fitosh lirinë, por ne ecim përpara drejt fitores sonë. Hajdeni këtu në 9 maj ju që e filluat që ta përfundojmë” vazhdoi më tej Ngjela.
Më tej protesta vazhdoi me fjalime të grevistëve nga Fieri të cilët shprehën vendosëmrinë për të vazhduar deri në fund betejën për transprencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
(d.b/e.n/BalkanWeb)