Hiri Vullkanik i afrohet Ballkanit, Rinas mblidhet grupi i punë
TIRANE- Reja vullkanike dhe lëvizja e saj në drejtim të qiejve ballkanik ka detyruar mbledhjen e grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të Aviacionit Civil dhe Agjencisë Kombëtare të trafikut ajror. Pritet që në këtë mbledhje agjencia të informojë mbi situatën e krijuar nga reja vullkanike e cila duket se cënon sigurinë në fluturime. Për këtë arsye Autoriteti i Aviacionit Civil do të vendosë nëse do ketë apo jo kufizime në fluturime nga Rinasi në destinacione të ndryshme. Ndërkaq do të ketë edhe komunikim me autoritetet homologe të shteteve fqinje si Kosova, Serbia, Mali i Zi.
Pritet që pasditen e sotme të dilet me një prononcim për median për të mësuar se cilat do të jenë masat që do të merren
Pritet që pasditen e sotme të dilet me një prononcim për median për të mësuar se cilat do të jenë masat që do të merren