E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove, Istogu sot ne zgjedhje lokale

PRISHTINE- Në komunën Istog të Kosovës mbahen sot zgjedhjet për kryetar komune. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimit dhe të drejtë vote kanë 39. 307 qytetarë.

Zgjedhjet në komunën e Istogut mbahen pas vdekjes së kryetarit Fadil Ferati. Mësohet se procesi po shkon në rregull, përvec një qendre të votimit që nuk është hapur në fshatin Osojan, vendbanim i banuar me serbë. Procesi i votimit po përcillet nga 589 vëzhgues.

Kandidatët që garojnë për të parin e komunës së Istogut janë – Shasivar Haxhijaj (PDK), Haki Rugova (LDK), Muhamet Shatri (AAK), Ismet Mulaj (AKR) dhe Rifat Osmani (LDD).
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›