Sartre: Ajo që mbetet nga engagement-i

Është manifestimi i fundit i ’68-shit, thanë miqtë e tij kur Jean-Paul Sartre vdiq tridhjetë vite më parë, në Paris, më 15 prill 1980. ishte 75 vjeç dhe rronte në kushte të rënda për shkak të uremisë. Simone de Beauvoir, shoqja tri vite më e re, tregoi se Sartre kishte parashikuar, në bazë të llogarish të errëta mbi jetëgjatësinë e paraardhësve të vet, se do të arrinte t’i kalonte tetëdhjetë vitet. Funerali qe përnjëmend një ngjarje: mbi pesëdhjetë mijë njerëz merrnin pjesë në kortezhin mortor duke u mbajtur për dore. Po ikte intelektuali më i njohur francez, autori i Neverisë, filozofi më i madh i ekzistencializmit i pasluftës me Qenia dhe hiçi, por mbi të gjitha personazhi që më shumë se çdonjëri kishte mishëruar figurën e shkrimtarit engagé.
Ishte një figurë tipike franceze. Nuk mund të mos rikujtohet Albert Camus, me Letra një miku gjerman, Letër një militanti algjerian dhe aktivitetin e dendur publicistik. Intelektualë engagé kanë qenë rebeli André Malraux, antipsikiatristi Michel Foucault, etnologu Germaine Tillion, apo nouveaux philosophes-ët. Dallimi është se Sarter vë në lojë emrin dhe famën, duke u rreshtuar, duke deklaruar, duke luftuar, duke skandalizuar. Qysh më 1945 themelon, me Maurice Merleau-Ponty, revistën Temps modernes, instrument debati me pozicione kritike ndaj PKF-së. Një tekst çelës është drama Duart e ndyra (1948), ku një drejtues komunist i shpjegon një militanti të ri (i ngarkuar ta vrasë) se për t’i ndjekur qëllimet revolucionare lypset “t’i ndysh duart”. Ky prodhim shoqërohet me gjeste si refuzimi i Nobelit më 1964. Apo refuzimin për t’u shfaqur në televizion “për të mos e mbështetur një organ të shtetit”.
Por maji i vitit ’68 dhe vitet ’70 bëhen gjeneratorë: filozofi merr pjesë në themelimin e lëvizjes “Ndihma e kuqe”, si dhe pranon ta drejtojë së pari gazetën maoiste La Cause du puple, pastaj fletushkën radikale Libération. Firmos apele, denoncon, pozicionohet, nuk kursehet në aksione. Në shkurt 1971 mban në Bruksel një konferencë mbi drejtësinë e klasës përballë një publiku borgjez, që sipas Beauvoir mbahet mbi batuta të tipit: “S’ia vlente barra qiranë të visheshit me elegancë”. Një vit më pas hyn në mënyrë klandestine në Renault të Billancourt për të folur me punëtorët, e nxjerrin jashtë brutalisht mbikëqyrësit e ë një konferencë shtypi e akuzon shtëpinë automobilistike për fashizëm. Në gjysmën e viteve ’70 ngre një rast ngase nuk e lejojnë t’i verifikojë, me Cohn Bendit, kushtet në burg të terroristit gjerman Andreas Baader. Një vaki prej 360 gradësh.
E në Itali? Calvino shkruan më 1957 se letërsia e shekullit ndahet në dy faza: avangardat dhe engagement-i. Por te ne shkrimtari engagé duhet të ballafaqohet me një Parti komuniste që kulturën e shndërron në çështje hegjemonie dhe që elaboron nocionin e intelektualit organik. Elio Vittorini, drejtor i Politecnico, përleshet me Togliatti-n, të cilit revista nuk i duket mjaft e rreshtuar. Autori i Uomini e no rivendikon të drejtën të mos i fishkëllehet revolucionit. Është një dialog mes shurdhish që përfundon me mbylljen e gazetës më 1947. Vittorini prishet me partinë e il Migliore ia kushton një batutë përçmuese: Vittorini shkoi e na la vetëm!”.
Mes shkrimtarëve të angazhuar duhet të kujtohen edhe dy emra të tjerë të Partisë komuniste. Më 1968 Pasolini, pas përleshjeve të Valle Giulia mes studentëve dhe policisë, shkruan oden Il Pci ai giovani në të cilën solidarizohet me proletariatin dhe qorton borgjezinë, për të cilën thotë “simpatizonte policinë”. Për Eugenio Montale-n poezia nuk është as e mirë as e keqe, por vetëm një “shfryrje personale”. Dhjetë vite më vonë, gjatë rrëmbimit të Moro-së, njëri nga shkrimtarët tonë të mëdhenj, Leonardo Sciascia, analizon publikisht letrat e etatistit demokristian nga burgu i Brigadave të kuqe, duke kontestuar pozicionin e gjumit përballë terroristëve dhe duke përqafuar kauzën socialiste të negociuesit.
Sot, te ne, engagement tingëllon një nocion i së kaluarës. Si vallë? Ngase ka vdekur shkrimtari engagé? “Është pasojë e rënies së ideologjive”, përgjigjet Franco Ferrarotti, baba i sociologjisë italiane, i angazhuar për kohë të gjatë në lëvizjen Comunità të Adriano Olivetti, “që në të shumtën e rasteve ishin libreske dhe i bënin intelektualët megafonë të pushtetit. Megjithatë, pa nxitjen e tyre aventuristike e utopike, shkaktohet një zhdukje totale e idealeve”. Atëherë s’ka më angazhim. Ngase s’duhet të harrojmë se angazhimi është transcendencë dhe paksa utopi.
Prandaj, çfarë kemi sot? Profesionistë të zotë të letrës së shtypur apo të talkshow televizive, specialistë të rafinuar, por pa motivime që i shtyjnë përtej përvojës së zakonshme. Ndërsa, ja, Sarter ishte e kundërta e specializimit, apo thënë më mirë ishte specialist i si përgjithshmes. I fundit. I përkushtohej mendimit të qenies dhe botës. Kë mund ta quajmë sot të tillë? As nuk mund të mendohet se s’ka nevojë më për engagement. Unë jam i habitur nga fakti se përjetohen situata të vështira – ta mendojmë varfërinë rinore – e megjithatë nuk shihen të lindin lëvizje solidariteti, që do t’i bashkonin forcat në një luftë për idetë sociale”.
“Nuk kam qenë njeri politik”, tha Sarter në bisedën me Beauvoir në vitin 1974, “por kam pasur lidhje politike me shumë ngjarje politike; kështu gjendja e njeriut politik në kuptimin e gjerë, apo në kuptimin e njeriut të prekur nga politika, të ndërpenetruar nga politika, është një karakteristikë imja”.
Përktheu: Arben Idrizi