Shkoder, ndalohet peshkimi ne liqen, po shkaterrohet
SHKODER- Stop peshkimit në Liqenin e Shkodrës. Vendimi ka ardhur nga prefekti i Shkodrës Mexhit Cungu i cili ka kërkuar të përcaktohet një kalendar operacionesh që të ndalohet peshkimi në periudhën e shumimit të peshkut. Një grup i posaçëm pune me drejtues të të gjitha institucioneve është ngritur në prefekturë për të ndërhyrë në mbrojtjen e pasurisë ujore të Liqenit të Shkodrës.
Në një takim të organizuar dy ditë më parë nga prefektura e Shkodrës është ngritur shqetësimi i shkatërrimit të kësaj pasurie e cila ka zanafillën 20 vjet më parë.
Parandalimi i peshkimit në periudhën e shumimit si dhe përmirësimi i veprimtarisë mbrojtëse të Liqenit të Shkodrës, kanë qenë në fokusin e këtij takimi të organizuar mes autoriteteve vendore dhe organizatës së menaxhimit të peshkimit.
"Të gjithë do të kenë detyra të përcaktuar mirë, me qëllim që dhe përgjegjësia të jetë konkrete. Nuk ka më përgjegjësi kolektive. Duhet të zbatohet ligji me përpikëri", - ka pohuar Maxhid Cungu, citon GSH.
Peshkimi me energji elektrike dhe me dinamit që ka mbizotëruar deri para 4 vitesh, vazhdon të ketë pasoja. Po kështu, numri shumë i madh i personave që peshkojnë, mungesa e profesionalizmit në këtë profesion, ka sjellë pasoja në këtë shkatërrim.
Shkatërrimi i pasurisë ujore në Liqenin e Shkodrës gjatë këty re 20 viteve ka bërë që Prefektura e Shkodrës të marrë urgjente
Sipas të dhënave të bëra zyrtare nga institucione të ndryshme, është arritur në përfundimin se të ardhurat nga industria e peshkimit në Liqenin e Shkodrës kanë ardhur duke u zvogëluar nga viti në vit. Jo vetëm kaq, por rrezikojnë zhdukjen disa lloje të veçanta të peshqve, që deri para '90-ës kanë qenë një pasuri më vete e Liqenit të Shkodrës.
(s.g/BalkanWeb)