E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Jahjaga e dënon sulmin ndaj KFOR-it

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dënuar sulmin që mbrëmë, një grup i qytetarëve, i nxitur dhe i mbështetur nga struktuart kriminale ka bërë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, në fshatin Rudar të Zveçanit, njoftoi Zyra e Presidentes.

Aktet e tilla të dhunës janë të patolerueshme dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit, thuhet në njoftim.

Presidentja Jahjaga, gjatë një bisede të sotme me komandantin e KFOR-it, Erhard Drevs, ka shprehur brengosje për incidentin e mbrëmshëm dhe për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Në njoftim më tutje theksohet se populli i Kosovës e çmon lart angazhimin e KFOR-it dhe ka respekt për ushtarët, që shërbejnë në funksion të stabilitietit dhe paqes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›