Kuvend, diskutohet në parim pr/buxheti 12
TIRANË- Kuvendi diskuton sot në parim projektbuxhetin e shtetit për vitin 2012.
Në rendin e ditës është parashikuar një seancë e posaçme vetëm për këtë diskutim, që pritet të shoqërohet me debate të shumta.
Opozita e ka kundërshtuar këtë projektbuxhet, pasi sipas saj jo vetëm që nuk plotëson nevojat e institucioneve në realizimin e objektivave, por nuk merr parasysh as krizën ekonomike, e për pasojë nuk do të ndihmojë në uljen e borxhit, deficitit dhe inflacionit.