Kosove KFOR Ne ditet ne vijim do heqim barrikadat

Komandanti i ri i KFOR-it, Erhard Drews tha se ushtarët e tij në ditët e ardhshme do të bëjnë stërvitje për tu përgatitur për heqjen eventuale të barrikadave nga rrugët kryesore në veri. Pa dhënë një afat se kur do të ndodhë kjo, ai theksoi se KFOR-i parapëlqen largimin e barrikadave nga vetë serbët apo edhe si rezultat i një marrëveshjeje politike ndërsa insistoi që problemet në veri, përfshirë edhe barrikadat të zgjidhen përmes dialogut.
Numri një i NATO-s në Kosovë, në daljen e parë para gazetarëve që nga marrja e detyrës tri javë më parë, paralajmëroi se nuk do të presë deri në pafundësi dhe se ushtarët e tij mund t’i heqin brenda një kohe shumë të shkurtër.
“Janë 16 barrikada dhe nuk ka afat kohor. Se kur do të hiqen barrikadat do të varet nga popullata në Mitrovicën veriore, nga zhvillimi i situatës. KFOR-i do të sigurojë ambient të sigurt për të gjithë. KFOR-i është në gjendje në çdo kohë që të heqë çfarëdo barrikade. Dhe si fakt, aktualisht, një njësi e madhe e jona po stërvitet për heqjen e bllokadave rrugore me mjetet që kemi ne dispozicion”- tha Drews.
Gjenerali Drews tha se me vendosjen e barrikadave në rrugë, që ai e quajti një veprim ilegal, serbët po e bllokojnë më së shumti vetveten.
“Qytetarët në veri të Mitrovicës janë duke e bllokuar vetveten dhe duke ia ndaluar vetes lirinë e lëvizjes më shumë se që janë duke ia ndaluar lirinë e lëvizjes se KFOR-it dhe është e vërtetë që bllokadat nuk janë demonstratë paqësore, mirëpo janë veprime ilegale”- tha Drews.
Gjenerali Drews tha se KFOR-i është i gatshëm për të vepruar në çdo kohë për të përmbushur misionin e vet. Duke folur për incidentin në Jarinje, ai tha po të mos reagonin ushtarët e KFOR në vetëmbrojtje, në kohën kur u sulmuan në Jarinjë, aty do të kishte edhe të vdekur.
Bul Salihu