E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet ish presidenti Meidani jashte rrezikut

Ish-presidenti Rexhep Meidani është aksidentuar mbremjen e djeshme pasi është goditur me forcë nga një biçikletë ose motoçikletë. Incidenti mendohet se ka ndodhur në afërsi të banesës së ish-presidentit  ndersa behet me dije se ai është goditur nga pas kur ishte duke ecur në këmbë. 

Sipas te dhenave te para mjeti drejtohej nga nje vajze ndersa sipas mjekëve, Meidani ka thyerje dhe frakturë, por fatmirësisht nuk është goditur në kokë. Ai e ka kaluar natën e mbrëmshme në spitalin "Nene Tereza" ndersa sot priten  dhe saktësime rreth gjendjes së tij shendetesore.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›