E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KFOR bllokon rrugën alternative të serbëve

Përfaqësuesit e kontigjentit gjerman të KFOR-it, pasditen e sotme kanë mbyllur me zinxhirë rrugën alternative afër Jarinjes, që serbët kishin hapur si alternativë për hyrje dalje nga Serbia në Mitrovicë dhe anasjelltas. Rruga me gjatësi prej tre kilometrash ishte ndërtuar nga serbët dhe ishte bërë gati edhe për asfaltim. Por kjo nuk u shkoi gjatë serbëve.

KFOR-i përveç bllokadës, vendosi edhe përfaqësues të saj në këtë rrugë. Ndërkohë, dje forcat e KFOR-it gjerman kanë hequr telat me gjemba, edhe nga pika kufitare në Jarinjë. Një ditë më parë, KFOR-i kishte hequr telat me gjemba, edhe nga pika kufitare Bërnjak.
 

Ndryshe, nga refuzimi i Serbisë për mos-respektimin e marrëveshjes për njohjen e vulave doganore të Doganave të Kosovës, autoritetet në Kosovë po mendojnë të rivendosin masat e reciprocitetit me shtetin e Serbisë. Nga Serbia, që nga heqja e masave të reciprocitetit, në Kosovë kanë hyrë mbi 200 maune, ndërkaq nga Kosova, edhe pse kishin hyrë në territorin e Serbisë tri maune, ato janë kthyer mbrapsht sërish nga autoritetet serbe.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›