Kosova kthen pas maunet serbe
Dogana e Kosovës ka nisur të kthejë pas disa maune nga Serbia, të cilat shkruanin në fatura Kosova dhe Metohija. Kjo nuk është rivendosje e masave të reciprocitetit, edhe pse Serbia nuk po lejon hyrjen e mallrave të Kosovës, por shkelje e marrëveshjes. Sipas zyrtarëve të doganave, këto fatura nuk janë në përputhje me marrëveshjen CEFTA, ndërsa ato maune, të cilat i kanë dokumentet në rregull, vazhdojnë të hyjnë në Kosovë. Edhe dje ka vazhduar importi masiv i mallrave nga Serbia, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë afërsisht 150 maune nga Serbia në Kosovë. Ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se shumë shpejt do të vendosen sërish masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, sepse marrëveshja duhet të respektohet nga të dyja palët dhe jo vetëm nga njëra.