E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KFOR heq bllokadën serbe në Jarinje

Ushtarët e KFOR-it, pasditen e sotme kanë hequr bllokadën serbe afër pikës kufitare të Jarinjës. Mediat kosovare informojnë se situata në këtë zonë është e tensionuar, por ende nuk ka ndodhur asnjë konflikt mes banorëve lokale dhe ushtarëve të NATO-s.

Që nga vendosja e doganierëve dhe policëve të Kosovës në vendkalimet kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës, serbët lokalë po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara shumë rrugë. Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se bllokimi i rrugëve në veri është rezistencë e paligjshme.
 

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, tha sot se institucionet e vendi janë duke punuar në drejtim që të kenë mirëkuptimin e qytetarëve serbë në zhbllokimin e rrugëve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›