E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuta e re Turqise dhe perpjekjet per tu shkeputur nga e kaluara ushtarake

Kryetari i Parlamentit turk zhvilloi te henen takime me eksperte konstitucioniste lidhur me hartimin e nje kushtetute te re. Ekziston nje konsesus i gjere per nevojen e zevendesimit te kushtetutes se vitit 1982 e cila u shkrua nga sundimtaret e atehershem ushtarake te Turqise. Kushtetuta e re shihet si teper e rendesishme per trajtimin e disa kerkesave te veanta te pakices kurde ne vend. Por sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Stamboll Dorian Xhons para qeverise turke ka probleme te rendesishme ne perpjekjet per reformen kushtetuese.

Kryetari i Parlamentit turk Xhemil icek i priti perzemersisht ekspertet e kushtetutes. Ai tha se kushtetuta e re eshte e rendesishme per modernizimin e vendit dhe arritjen e synimit per anetaresim ne BE. Takimi i se henes eshte hapi i pare ne perpjekjet e qeverise turke per zevendesimin e kushtetutes se periudhes ushtarake qe eshte sinonim i shtypjes dhe mungeses se lirive. Ne Turqi ekziston nje konsensus i gjere mbi nevojen e zevendesimit te kushtetutes ekzistuese. Bazuar mbi kete konsensus anetari i partise ne pushtet AK Volkan Bozkir thote se procesi duhet te jete gjitheperfshires. 

Kushtetuta eshte shtylla kryesore e te gjithe sistemit. Kjo qe kemi tani eshte produkt i grushtit ushtarak ne vitin 1980. Mentaliteti i kesaj kushtetute nuk eshte liberal. Me e mira eshte te kemi nje kushtetute te re. Por te gjithe duhet te ndjehen mire me te dhe qe kjo te ndodhe ne kushtetute duhen patur parasysh te gjitha ceshtjet sensitive. Natyrisht qe kushtetuta e re duhet miratuar me  referendum.

Qeveria turke eshte aangazzhuar te zhvilloje konsultime me te gjitha partite parlamentare. Por ndersa ekziston konsensusi mbi nevojen e reformave mbeten mosmarreveshje te thella lidhur me natyren e tyre. Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan shihet gjeresisht si nje person qe deshiron ndryshimin e Turqise nga sistemi i republikes parlamentare ne republike presidenciale nje propozim qe kundershtohet me force nga te gjitha partite e opozites. Por ne kushtet kur zoti Erdogan mundi te siguroje 50 per qind te votave ne zgjedhjet e qershorit te kaluar komentatori politik Asli Ajdintasbas paralajmeron se theniet e qeverise per mbajtjen e bisedimeve mund te mbeten vetem fjale.

Ai nuk e ndjen nevojen per kompromis dhe faktikisht zhurma per konsensus nuk behet per kompromisin. Ideja e tij eshte qe te ulemi ne tavoline dhe te marrim vendimin per ate qe deshiron 50 perqindeshi.  Duke patur parasysh retoriken e tanishme dhe bojkotin nuk besoj qe do te kete nje konsensus te gjere per kushtetuten e re.  Nuk besoj qe kjo do te ndodhe.

Bojkotimi qe permend komentatori politik ka te beje me partine kryesore pro-kurde BDP. Deputetet e kesaj partie nuk pranojne te bejne betimin parlamentar per shkak se 6 nga koleget e tyre ndodhen ne burg megjithese ata gezojne imunitet parlamentar.

Procesi i reformes kushtetuese eshte mjegulluar tashme nga shtimi i mosmarreveshjeve mes shtetit turk dhe partise PKK qe perfaqeson rebelet kurde. Po ashtu vazhdojne arrestimet e anetareve te partise pro-kurde BDP. Vetem gjate diteve te fundit jane arrestuar 55 vete nga kjo parti sipas ligjeve te anti-terrorizmit. Studjuesi i shkencave politike Soli Ozel paralajmeron se i gjithe procesi  kushtetues eshte i rrezikuar.

Problemi kryesor do te jete se si duhet riperkufizuar nocioni i qytetarise. Ne se pakica kurde lihet jashte atehere kemi per te patur nje kushtetute te cale. Me sa duket qeveria po i meshon faktit se ajo eshte e afte te flase ne emer te kurdeve edhe ngaqe rreth gjysmen e votave e siguron nga popullsia kurde.

Por udheheqja e partise pro-kurde BDP ka thene se do ti jape fund bojkotit ne se qeveria perkushtohet qe ti jape fund operacioneve ne kufirin me Irakun kunder bazave te PKK-se. Po ashtu kurdet duan ti jepet fund izolimit ne burg te udheheqesit te PKK-se Abdullah Ocalan. Mbetet e paqarte ne se qeveria do ti plotesoje keto kerkesa. Por deputeti Bozkir mendon se procesi i kushtetutes do te karakterizohet nga nje pjesemarrje  e gjere politike.

shte e kuptueshme se ne Parlament do te zhvillohen bisedime te veshtira. Por kur eshte fjala per ceshtje qe kane te bejne me te ardhmen e vendit  kam shume shprese se do te na duhet vetem ti perfshijme partite politike ne proces te degjojme pikepamjet e tyre dhe ta konsiderojme kushtetuen si nje projekt te perbashket.

Kushtetuta e re shihet gjeresisht si teper e rendesishme per ta kthyer Turqine ne nje demokraci te re dhe per ti hapur rrugen zgjidhjes se mosmarreveshjeve qe vazhdojne te ekzistojne ne shoqerine turke. Por keto mosmarreveshje rrezikojne ti pengojne perpjekjet e qeverise qe me ne fund ta shkepusin vendin nga e kaluara e tij ushtarake.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›