Rumania tërheq forcat policore nga Kosova

Në muajin dhjetor, Rumania do të tërheq nga Kosova 178 policë. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e presidencës në Bukuresht, ndërkohë që nuk është informuar për shkakun e tërheqjes. Sipas zyrës së presidencës në Bukuresht, vendimi është marrë nga Këshilli i Mbrojtjes i këtij vendi.
Forcat policore rumune në Kosovë janë pjesë e misionit EULEX, të Bashkimit Evropian dhe të KFOR-it. Rumania është një nga pesë, prej 27 vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.