E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Veriu i Kosovës, mund të diskutohet në dialog

Zërave që mbështesin fillimin e dialogut politik mes Serbisë dhe Kosovës iu bashkua edhe eurodeputetja, Doris Pack. Ajo tha se në këto bisedime mund të diskutohet edhe çështja e veriut, nëse palët gjejnë alternativë për të zgjidhur çështjen e kësaj pjese problematike.
Ndërkohë, zëdhënësja e përfaqësues së lartë të BE-së, Catherine Ashton, Maja Koncijançiç pohoi se nuk mund të spekulohet për një dialog të ri pa përfunduar procesi i cili është në vazhdim e sipër.

“Nuk mund të spekuloj se çka do të sjellë njëra apo pala tjetër”, tha Kocijançiç.
 

Nesër rinis në Bruksel, raundi i ardhshëm i dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Deri më tashti palët kanë arritur marrëveshje për pesë tema: për lirinë e lëvizjes, regjistrin civil, njohjen e ndërsjellë të diplomave, për vulat doganore dhe dokumentacionin kadastral.

Për të gjitha këto, Prishtina është treguar e gatshme t`i zbatojë dhe këtë e ka dëshmuar me heqjen e masës së reciprocitetit për produktet serbe, ende pa u pranuar zyrtarisht vulat doganore kosovare nga ana e Serbisë. Një gatishmëri e tillë nuk është parë nga Beogradi zyrtar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›