Minatorët:Protesta deri në seancën e parë plenare

Minatorët do të vijojnë protestat e tyre deri të hënën, ditë kur pritet të zhvillohet edhe seanca e parë plenare e sesionit të ri parlamentar.
Ky është vendimi i këshillit të sindikatës i cili ka kërkuar gjithashtu që Kuvendi në seancën e parë duhet të diskutojë për situatën në Bulqizë dhe për kërkesat e minatorëve.
Sipas minatorëve nëse nuk ka do të ketë nje reagim pozitiv nga Kuvendi ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të nisin grevën e urisë.
Gjithashtu minatorët janë shprehur të indinjuar në lidhje me letrën e presidentes së kompanisë ACR-së Skatche-Depich e cila pasi i ka uruar ata për Fiter Bajramin u ka kërkuar rikthimin në punë dhe zgjidhjen e problemeve me anë të bisedimeve, por duke lënë jashtë konfederatën.
Ndërkohë minatorët e Bulqizës rinisën sot protestat para ambjenteve të ACR-së pas një ndërprerje prej tre ditësh për shkak të festës së Fiter Bajramit.