Kosovë, KMDLNJ apel autoriteteve të miratojnë ligjin për amnisti

Situata e fundit ne burgun e Dubraves ne Kosove ka ngjallur shqetesimin e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Ne nje deklarate per mediat perfaqesues te ketij keshilli u kane bere apel të gjitha autoriteteve që kanë mandat, që të kontribuojnë në përshpejtimin e procedurës për miratimin e Ligjit për Amnisti.
Thirrja e KMDLNJ vjen pas vizitës që ka bërë Këshilli në Burgun e Dubravës, ku mbi 700 të burgosur kanë hyrë në grevë urie, derisa, siç paralajmerojne te burgosurit, amnistia të përfshihet si kategori kushtetuese.
Nder te tjera KMDLNJ ka deklaruar se mbështet fuqishëm kërkesën e të burgosurve për miratimin e Ligjit për Amnisti.