Vulin shkel “kontratën”, Qeveria e Kosovës ndërpret vizitën e tij në veri

Ndërprehet vizita në Kosovë e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksader Vulin. Ndonëse ishte paralajmëruar se vizita e Vulin ishte me ok të autoriteteve kosovare, duket se shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk i është përmbajtur dot axhendës së paralajmëruar, duke e devijuar atë, cfarë duket se ka ngjallur pakënaqësi në Qeverinë e Kosovës, e cila ka dalë dhe me një urdhër të tillë.
"Arsyeja e ndërprerjes së vizitës është se zoti Vulin ka bërë devijim nga axhenda dhe nuk i është përmbajtur axhendës së miratuar paraprakisht nga organet përkatëse të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e policisë.
Po sipas njoftimit, Vulin është dëbuar në pikë-kalimin kufitar në Merdare. Me aprovim të Qeverisë së Kosovës, Vulin ishte parashikuar të qëndronte në Kosovë më 6 dhe 7 shtator.