E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, KQZ: PDK 34 deputetë,LDK 27Vetëvendosja 14

PRISHTINE- Komisioni Qendror zgjedhor shpalli mbrëmjen e së djeles rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit.

Sipas këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 32.11 për qind të votave dhe do të ketë 34 deputetë në përbërjen e ardhshme parlamentare. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 24.69 për qind, apo 27 vende në parlament, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 14 deputetë, pasi ka fituar 12.69 për qind të votave, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 11.04 për qind të votave, përkatësisht 12 deputetë dhe e fundit Koalicioni Kosova e Re (AKR) me tetë deputetë, që i takojnë në saje të 7.29 për qind të votave të fituara në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ndërsa Partia Liberale Serbe (SLS) do të ketë 8 deputetë, e ndjekur nga partitë e tjera të komuniteteve, të cilat do t’i kenë nga 4 e më pak deputetë në Kuvend.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka deklaroi gjithashtu se pjesëmarrja e përgjithshme në votime ka qenë 45.29 për qind e zgjedhesve. Nga dita e sotme pritet të fillojnë takimet ndërmjet krerëve partiakë për formimin e koalicionit qeverisës.

120 DEPUTETËT E ZGJEDHUR PËR KUVENDIN E KOSOVËS
Tridhjetë e shtatë deputetë të legjislativit të ri nga PDK, janë: Hashim Thaci, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Enver Hoxhaj, Hajredin Kuci, Elmi Recica, Shaip Muja, Bajram Rexhepi, Latif Gashi, Bedri Hamza, Vlora Citaku, Bekim Haxhiu, Zenun Pajaziti, Behar Selimi, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Fadil Demaku, Vehap Idrizi, Adem Grabovci, Fatmir Xhelili, Halit Krasniqi, Ramë Vataj, Ramiz Lldrovci, Flora Brovina, Sala Berisha-Shala, Blerta Deliu-Kodra, Hasime Krasniqi, Justina Pula, Lumnije Morina, Salihe Mustafa, Xhevahire Izmaku, Ganimete Musliu, Safete Hadërgjonaj.

Nga LDK janë zgjedhur 27 deputetë: Isa Mustafa, Sabri Hamiti, Ismet Beqiri, Arben Gashi, Nekibe Kelmendi, Lutfi Haziri, Naser Osmani, Anton Quni, Hashim Deshishku, Eqrem Kryeziu, Bahri Thaci, Ali Sadriu, Skender Hyseni, Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Imri Ahmeti, Haki Demolli, Salih Morina, Nazane Breca, Sadri Ferati, Rita Hajzeraj-Beqaj, Teuta Sahatcia, Lirije Kajtazi, Lutfi Zharku, Hykemte Bajrami, Afërdita Berisha –Shaqiri, Vjollca Krasniqi.

Vetëvendosje përfaqësohet me 14 deputetë: Albin Kurti, Florin Krasniqi, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Afrim Hoti, LIburn Aliu, Albana Fetoshi, Agim Kuleta, Visar Ymeri, Afrim Kasolli, Alma Lama, Aurora Bakalli, Albana Gashi, Albulena Haxhiu.

AAK ka 12 deputetë: Ramush Haradinaj, Ukë Rugova, Daut Haradinaj, Donika Kadaj-Bujupi, Blerim Shala, Ramiz Kelmendi, Ahmet Isufi, Ardian Gjini, Burim Ramadani, Kymete Bajraktari, Time Kadrijaj dhe Teuta Haxhiu.

Tetë deputetët e zgjedhur të AKR-së janë: Behgjet Pacolli, Ferid Agani, Mimoza Kusari-Lila, Agim Ceku, Muhamet Mustafa, Ibrahim Makolli, Myzejene Selmani, Sevdije Lama.

Minoritetet në zgjedhjet e 12 dhjetorit fituan 25 mandate.
SLS: Slobodan Petroviq, Nenad Rashiq, Sasha Rashiq, Petar Miletqi, Goran Marinkoviq, Jelana Bontiq, Jasmina Zhivkoviq, Biserka Kostiq.
SDSKIM: Sasha Gjokiq.
JSL: Vesna Mikiq, Vesimit Saviq, Sreten Ivanoviq, Rada Trajkoviq.
KDTP: Mahir Jagxhilar, Enis Kervan, Mufera Srbica-Shinik.
GIG: Mursel Halili.
BSDAK: Hamza Balje.
VAKAT: Rasim Demiri, Duda Balje.
PAI: Etem Arifi.
PREBK: Albert Kinolli.
PDAK: Danush Ademi.
IRDK: Xhevdet Neziraj.
NDS: Emilija Rexhepi.

Pesë më të votuarit në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit janë janë kreu i PDK-së, Hashim Thaci me 160 850 vota.
Pas tij renditet kryetari i LDK-së Isa Mustafa me 130 213 vota. Fatmir Limaj është deputeti i tretë më i votuar me 75 689 vota.Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti është i katërti me 58 467 vota dhe i pesti ndër më të votuarit është Ramush Haradinaj me 54 713 vota.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›