Timmermans:Kosova drejtohetnga kriminelë
PRISHTINE- Ish-ministri i Holandës për çështje evropiane, Frans Timmermans, aktualisht deputet në parlamentin holandez, gjatë një takimi në nëntor të vitit 2007 me zyrtarët e SHBA-së në Hagë, ka thënë se Kosova drejtohet nga kriminelë. Komentet e tij janë publikuar nga WikiLeaks dhe ato janë bërë në kohën e zgjedhjeve në Kosovë, vetëm pak kohë para se vendi të shpallte pavarësinë në vitin 2008, raporton BalkanInsight.
Timmermans ishte i shqetësuar për pasojat në të ardhmen të BE-së në raport me Kosovën. “Kosova është e drejtuar nga njerëz të cilët jetojnë nga krimi ... Ata kanë mjete të tjera për të mbështetur veten e tyre”, citon WikiLekas ish-ministrin holandez. Po ashtu, ai kishte sugjeruar gjithashtu se BE-ja kurrë nuk do të jetë në gjendje të bie dakord për pavarësinë e Kosovës.
“Timmermans gjithashtu shprehu dyshim të fortë se BE-ja mund të arrijë konsensus për Kosovën”, citon WikiLekas holandezin në dokumentin e publikuar. Anëtari i Partisë Laburiste të Holandës vuri në dukje se Rusia ishte duke krijuar kaos në Ballkan, dhe Kosova do të jetë një çështje problematike. “Rusët do të reagojnë fort për deklaratën e pavarësisë së Kosovës dhe reagimi evropian do të jetë sa për sy e faqe, kam frikë”, thuhet në dokument, që, me sa duket, i referohet komenteve të Timmermansit.
(m.a/kd/BalkanWeb)