E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedimet e paraBeograd-Prishtinëzhvillohen në Bruksel

BEOGRAD- Bisedimet e para të drejtpërdrejta mes Beogradit dhe Prishtinës do të zhvillohen në Bruksel me ndërmjetësimin dhe pjesëmarrjen e BE-së. Ekipet e ekspertëve serbë kanë bërë propozimet e modaliteteve të për disa nga temat e këtyre bisedimeve, ku përfshihen edhe cështje të ndërlikuara politike. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Blic”, Borko Stefanoviç, drejtor politik ne Ministrinë e Jashtme serbe dhe njëkohësisht kreu i ekipit negociator të Beogradit. Sipas tij, janë hartuar alternativat për temat e para që mund të jenë telekomunikacioni, trafiku ajror, kadastra dhe cështja e personave të pagjetur.

Por mes temave të ekipit serb ka dhe cështje mjaft të ndjeshme, është edhe ajo e funksionimit të institucioneve në Veri, legalizimi i dokumenteve, dhe prania e Prishtinës në mbledhjet ndërkombëtare. Siç raporton “Blic”, Stefanoviç është shprehur skeptik mbi përgatitjen e palës shqiptare në Kosovë, duke thënë se ende nuk është përcaktuar personi që do të udhëheqë ekipin e Prishtinës, megjithëse ka spekullime se ai do të jetë një person i afërt me presidentin dhe qeverinë e Kosovës.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›