E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, KQZ në orën 14:00 çertifikon zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të çertifikojë në orën 14:00 rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi Ajvazi ka theksuar për mediat kosovare se në KQZ tashmë kanë mbërritur vendimet e Gjykatës Supreme lidhur me gjashtë ankesat e subjekteve politike pjesëmarrëse të këtyre zgjedhjeve.

Mësohet se që të gjitha ankesat janë refuzuar nga Gjykata Supreme dhe se KQZ-ja do të jep fjalën e fundit për zgjedhjet e jashtëzakonshme, dhe do të hap rrugën e konstituimit të menjëhershëm të Kuvendit të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›