Zyrtaret amerikane Bin Laden rezistoi por nuk ishte i armatosur

Zyrtaret amerikan te marten rishikuan pershkrimin e tyre mbi rrethanat e vrasjes se udheheqesit terrorist te al-Qaides Osama bin Laden nderkohe qe me shume detaje u vune ne dispozicion. Te dhenat e reja tregojne se bin Laden u rezistoi forcave amerikane dhe nuk ishte i armatosur.
Zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney u dha gazetareve nje pershkrim te rishikuar te ngjarjeve te se dieles te marra nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes. Sipas ketij varianti forcat amerikane shkembyen zjarr per afro 40 minuta sa zgjati edhe operacioni.
Ne katin e pare te nderteses se bin Ladenit dy korriere te al-Qaides u vrane se bashku me nje grua qe u vra nga shkembimi i zjarrit. Bin Laden dhe familja e tij u gjeten ne katin e dyte dhe te trete te nderteses.
Zoti Carney tha se bin Laden u rrezistoi forcave amerikane por ishte i paarmatosur ndryshe nga njoftimet e meparshme. Informacioni nga Pentagoni terheq sugjerimet e meparshme se bin Laden dhe te tjeret perdoren grate si mburoja njerezore gjate luftimeve.
Bin Laden dhe familja e tij u gjeten ne katin e dyte dhe te trete te nderteses. Pati shqetesime se bin Laden nuk do te pranonte kapjen dhe vertet ashtu ndodhi. Ne nje dhome me bin Ladenin gruaja e tij u turr ndaj nje ushtari amerikan dhe u qellua ne kembe por nuk u vra. Me pas bin Laden u qellua dhe u vra. Ai nuk ishte i armatosur.
Zoti Carney nuk dha shpjegime se ne cfare lloj forme kishte rezistuar bin Laden. Ne konferencen e shtypit te se martes zedhenesi i presidentit tha se zyrtaret po diskutojne per publikimin apo jo te nje fotografie te bin Ladenit pas vrasjes nga plumbat ne gjoks dhe fytyre. Zedhenesi e quajti foton te frikshme dhe se imazhi mund te jete nxites.
Qe te jemi te sinqerte kjo eshte ceshtje sensitive nese eshte e pershtatshme publikimi i fotove te bin Ladenit pas vrasjes. Ne po shqyrtojme nevojen per ta bere kete.
Kur u pyet lidhur me angazhimin e Pakistanit per te luftuar terrorizmin zoti Carney tha se Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani kane mospajtime. Por ai lavderoi qeverine e Islamabadit per ndihmes e saj.
Kjo eshte nje marredhenie e rendesishme por e komplikuar. Pakistani eshte vend partner nje partner i rendesishem ne luften kunder al-Qaides dhe terrorizmit. Ata kane qene shume te vyeshem dhe presim me padurim bashkepunimin ne te ardhmen.
Me heret te marten drejtori i CIA-s Leon Panneta tha per gazeten Time se agjencia e zbulimit perjashtoi bashkepunimin me Pakistanin lidhur me operacionin per asgjesimin e bin Ladenit. Zyrtaret ishin te shqetesuar se Pakistani mund te kishte vene ne rrezik misionin duke paralajmeruar terroristet.
Zoti Carney tha se Pakistani eshte nje vend i madh dhe se zyrtaret e Shtepise se Bardhe nuk e dine se kush ne qeveri mund te kishte dijeni se bin Laden ishte ne kompleks.
Sekretari i shtypit tha se administrata e presidentit Obama shpreson qe informacionet e marra nga kompleksi do te kene fakte rreth ndonje sulmi te planifikuar informacion qe do te coje drejt objektivave te tjera te rendesishme apo rrjete te tjera terroriste si dhe informacione se si bin Laden ishte ne gjendje te jetonte ne oborre periferike per aq kohe sa jetoi.