Detajet e vrasjes së Bin Laden u ndoqën live në Uashington nga Obama dhe Hillari Klinton
03-05-2011 / Gazeta 55
Presidenti amerikan, Barack Obama dhe zyrtarët tjerë të lartë të shtetit, e shikuan ‘LIVE’ sulmin ndaj Osama Bin Ladenit, i filmuar me një kamerë të fiksuar në helmetën forcave speciale amerika dhe transmetuar në Shtëpinë e Bardhë përmes satelitit. Ata panë momentin kur Bin Laden ishte goditur në syrin e majtë. Obama tha: “E kemi atë”. Një zyrtar i shtetit amerikan, tha se “skena në dhomë ishte sigurisht një nga më shqetësueset në jetën e atyre që ishin prezentë”. “Minutat kalonin sikur ditët”, tha ai. “Presidenti ishte shumë i brengosur për sigurinë e personelit tonë. Ai u qetësua kur gjithçka kaloi mirë”, shtoi ai.
...