E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Krasiniqi uron besimtarët katolikë

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka uruar Ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin, me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Duke e vlerësuar lart angazhimin tuaj për paqen, harmoninë dhe dashurinë ndërmjet njerëzve, pa dallim etnie e besimi, si dhe përkushtimin e Kishës Katolike për të ardhmen më të ndritur të Kosovës, ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejme juve dhe gjithë besimtarëve katolikë të vendit”, thuhet në urimin e Krasniqit.

“Bashkë me këtë festë të madhe dhe me atë të Vitit të Ri, ne kemi arsye të kremtojmë dhe t`u gëzohemi sukseseve të reja që ka arritur Kosova si rezultat i përpjekjeve të qytetarëve të saj, të institucioneve demokratike dhe të miqve të shumtë që kanë vazhduar të na mbështesin pa kursim”, ka thënë Krasniqi në urimin për festën e Krishtlindjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›