E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi premton thellimin e reformave në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, premton se do të thellojë reformat gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës për përgatitjen e procesit të integrimit.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, Thaçi ka ripërsëritur edhe një herë, se duke filluar nga 1 janari do të rriten pagat për mësimdhënësit, punonjësit e policisë, shërbyesit civilë, minatorët, pensionistët, invalidët e luftës dhe familjarët e dëshmorëve, etj.

Gjithashtu, kryeministri Thaçi premtoi zbatimin e Ligjit për vlerat e luftës, ndërkohë që nga fillimi i vitit 2011 tha se do të zbatohet memorandumi me bizneset në Kosovë, ashtu siç edhe është bërë marrëveshja.

Hashim Thaçi thekson se politika e kësaj qeverie, me përfshirjen edhe të programeve të partive të tjera që mund të jenë pjesë e koalicionit, do të vazhdojë deri në vitin 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›