E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Kryetari i Shtërpcës Nikolic nën hetime

Kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliç është nën hetime për shkak se dyshohet që në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit ka penguar procesin e votimit në fshatin Biti e Poshtme.

Hetimet ndaj tij janë konfirmuar edhe nga Prokuroria Publike Komunale në Ferizaj, raportojnë mediat kosovare.

Për më tepër dyshohet se Nikolic më 12 dhjetor të vitit të kaluar ka rrahur në fshatin Biti e Poshtme, Marjan Lubicin, i cili ishte në cilësinë e vëzhguesit.

Lubic ka paraqitur rastin në polici dhe ndaj kryetarit Nikolic është ngritur një kallëzim penal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›