E Diel, 1 Nëntor 2026

Dilema vazhdon - Parlamenti Evropian debaton per gjendjen ne Libi

Nje eurodeputet e beri qartesisht te ilustrueshme dilemen evropiane per Libine kur ngriti lart disa fotografi. Aty shiheshin shefat e qeverive evropiane dhe presidenti i BE-se Herman van Rompuy duke i dhene doren pushtetmbajtesit libian Muammar Al- Gaddafi apo duke e perqafuar. Por per perfaqesuesen e larte te BE-se per Politiken e Jashtme Catherine Ashton eshte e padrejte te fajesosh kedo qe ka pasur te beje me Gaddafin.

Angazhimi eshte me i mire se sa izolimi. Izolimi e ka efektin e tij ne kushte te caktuara por angazhimi eshte me i mire. Ka mundesi qe ne e nxorrem Gaddafin nga epoka e ngrices por tashme ka ardhur koha ta ridergojme ate serish atje.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Catherine Ashton perfaqesuesja e larte e BE-se per Politiken e Jashtme

Intervenim apo vezhgim

Por si mund te ndihmoje BE-ja per ti dhene fund luftes ne Libi dhe per te shfuqizuar Gaddafin Qeveria e perkohshme e opozites eshte kunder nje intervenimi ushtarak nga jashte por per nje zone ndalimfluturimi. Por me cfare mandati Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara eshte i percare si te le te kuptosh politikani liberal gjerman Alexander Graf Lambsdorff

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Politikani gjerman Alexander Graf Lambsdorff

fare te bejme ne po qe se Moska dhe Pekini nuk japin voten e tyre Atehere na duhet ta mbyllim kete vend bosh nga pikepamja e se drejtes nderkombetare. Megjithate ne duhet te tregojme pergjegjesine qe kemi te mbrojme popullsine e pambrojtur. Me ndihmen e Liges Arabe me ndihmen e Unionit Afrikan por edhe me ndihmen e rolit aktiv te Bashkimit Evropian.

Nga ana tjeter socialdemokrati gjerman Martin Schulz ka dyshimet e veta

Sigurisht eshte e lehte te thuash Ne intervenojme shpejt. Por edhe nese ia dalim te krijojme zonen e ndalimfluturimit duhet qe te marrim vendimin e ngritjes se avioneve te cilet do te shkaterrojne aviacionin luftarak libian. Keto jane masa lufte te planifikuara nga NATO. Kjo mund te zgjidhe ndoshta nje problem ne Libi por sjell probleme te tjera ne te gjithe rajonin.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Martin Schulz

Refugjatet nga Afrika Veriore- pika e dobet e Evropes

Nje teme te cilen u perpoqen ta anashkalonin shume diskutante ne Parlamentin Evropian ishte ajo e refugjateve. BE ka ndermarre disa hapa per te ndihmuar refugjatet nga Afrika Veriore. Por ajo nuk do ti pranoje ata. Kryetari i fraksionit te te Gjelberve ne PE Daniel Cohn-Behndit mendon se vetem ne nje rast behet e besueshme Evropa

Ka miliona njerez qe jane te pranuar nga UNHCR-ja si refugjate. Lerini te hyjne ne Evrope Po qe se e bejme kete atehere ne japim nje sinjal te fuqishem humanitar dhe politik. Vetem atehere do te kofirmohen vlerat evropiane sepse keto vlera mbrojme ne edhe ne Libi edhe ne Tunizi edhe ne Egjipt.

Ne sallen e Parlamentit Evropian ndodheshin edhe dy anetare te Keshillit Kombetar te perkohshem te Libise por pa te drejte fjale. Ata duan qe BE ta njohe zyrtarisht Keshillin si partner per bisedime. Por per kete do te vendosin shefat e qeverive dhe te shteteve te BE-se ne samitin e se premtes.

Autor Christoph Hasselbach/Lindita Arapi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›