E Shtunë, 31 Tetor 2026

A do te kete nderhyrje ushtarake nga jashte ne Libi

Jane vet fjalet e tij te cilat presidentit amerikan po i perseriten ne diskutimin amerikan per nje nderhyrje te mundshme ne Libi Nese ne si SHBA bejme sehir ndaj nje gjenocidi apo spastrimi etnik ne bote atehere ne demtojme vetveten.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes u deshen te nderhyjne gjate gjenocidit te kryer ne Ruande theksonte kandidati per president Barack Obama gjate fushates elektorale ne vitin 2008. Dhe tani kete apel per nderhyrje nuk e kujton vetem kundershtari i tij republikan John McCain. Por edhe demokrate te njohur si senatori amerikan John Kerry angazhohen qe t i ndalet hovi Gadafit nese ai vazhdon me mizorite e tij.

Qeveria megjithate e permbajtur Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Aroeplanmbajtesja amerikane

Megjithate qeveria amerikane refuzon aktualisht nje nderhyrje arbitrare ushtarake ne Libi. Dhe Obama kujton se nje gje e ka bere te qarte qysh para zgjedhjeve presidenciale te vitit 2008 Ka shume mizori ne mbare boten. Por Shtetet e Bashkuara te Amerikes pavaresisht ngavullneti i mire nuk mund te jene te pranishme kudo ne bote.

Keto fjale e pershkruajne sakte qendrimin e tij aktual ndaj Libise. Kjo per faktin se per shkak te misioneve ne Irak dhe Afganistan jane shteruar si kapacitetet ushtarake ashtu dhe ato financiare te qeverise amerikane. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zedhenesi Jay Carney.

Ngritja e nje zone ndalim-flurturimi mbi shtetin me te madh te shkretetires eshte shume e rrezikshme theksoi zedhensi i presidentit Obama Jay Carney. Operacionet e tilla ushtarake rrezikojne jeten e ushtareve amerikane dhe te aleateve te tyre. Dhe pervec kesaj kushtojne para theksoi zedhenesi i Shtepise se Bardhe.

Cilet jane rebelet ne Libi

Askush nuk mund ta thote se cilet jane ne fakt rebelet libiane. Dhe cfare regjimi duan ata ne te vertete thote diplomati amerikan dhe ish-sekretar shteti ne Ministrine e Jashtme amerikane Nicholas Burns.

Ndersa sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton kujton se ne prag te samitit te NATO-s dhe BE-se per Libine sa i perket nderhyrjes ushtarake ne Libi me rendesi mbetet unifikimi i qendrimit te bashkesise nderkombetare.

Nga pikepamja jone eshte e rendesishme qe ketu nuk behet fjale per nje perpjekje te SHBA-se te NATO-s apo te BE-se por per nje mision nderkombetar te Kombeve te Bashkuara. Dhe ketu ka ende rezistence te madhe thekson Clinton duke terhequr vemendjen per qendrimin e permbajtur te Rusise dhe te Kines.

Autor Ralph Sina/Esat Ahmeti

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›