Kostunica: Nëpunësi shtetëror po e shet Kosovën

Ish kryetari i RFJ-së e kryeministri i Serbisë, dhe kryetar i Partisë Demokratike serbe, Vojislav Kostunica deklaroi se pushteti serb “në mënyrën më të keqe e ka përulur Serbinë dhe me urdhrin e Brukselit dhe Washingtonit, ka pranuar fillimin e dialogut me përfaqësuesit e shtetit të Kosovës”.
“Shpërblimi që Serbia duhet të marrë nga Brukseli e Washingtoni për dialog të suksesshëm me të vetëquajturin shtet i Kosovës, është dhënia e kandidaturës për anëtarësim në BE”, tha Kostunica.
“Vetëpërulja kurrë asnjë shteti nuk i ka sjellë asgjë të mirë dhe politika e tillë sigurisht është fatale për interesat shtetërore dhe ekonomike të Serbisë dhe për ardhmërinë e qytetarëve të saj”, vlerësoi ai.