E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregjistrimi i popullsise penalizim per refuzimin e formularit

Gjobë dhe përballje me gjykatën, janë dy sanksionet me të cilat do të përballen shqiptarët në rast se refuzojnë të plotësojnë formularin e regjistrimit të popullsisë. Formulari ka në total 40 pyetje, 37 prej të cilave kërkojnë përgjigje me detyrim. Ndërsa vetëm tre, mes të cilave përfshihet etnia dhe feja, janë lënë me deklarim të lirë. Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja thotë për AS se për shqiptarët që refuzojnë plotësimin e formularit do të kenë penalizime.

“Nga 40 pyetje individuale vetëm 3 janë jo të detyrueshme. Formulari është i detyrueshëm për tu plotësuar nga çdo person që jeton në Shqipëri. Ka një ligj për këtë, ka një penalitet. Në qoftëse një person nuk i përgjigjet këtij pyetësori atëherë dënohet me gjobë, ka detyrimin ligjor dhe përballet me gjyqin”- tha Nurja.

INSTAT do të vendos gjithashtu edhe një numër jeshil në dispozicion të personave të cilët për arsye të migrimit të përkohshëm nga banesat e tyre nuk mund të plotësojnë formularin. Janë gjithsej 15 mijë persona të cilët do të angazhohen në regjistrimin e popullsisë.

“Ne jemi të hapur për çdo anketues I cili plotësion kriteret tona. Kemi bërë gati termat e referencës dhe çdo person që plotëson këto kritere që ne kemi përcaktuar mund të jetë staf i mundshëm për anketuesit”- tha Nurja.

Në mesin e muajit shtator do të përfundojë edhe përzgjedhja e kontigjentit prej 15 mijë personave që do të kujdesen për regjistrimin e popullsisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›