E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, Kushtetuesja: Jo shamisë në shkollë

Arjeta Halimi

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të qartë me anë të një vendimi se mbajtja e shamisë në shkollë nuk është e lejueshme. Kushtetuesja gjatë shqyrtimit të rastit të Arjeta Halimit nga Komuna

e  Vitise ka vendosur të rrëzojë pretendimin e 19-vjeçares për shkelje të të drejtave. Gjykata ka argumentuar se në  bazë  të  rregullit 36 të Rregullores së Punës, ajo nuk lejohet të mbajë në kokë shami në ambientet e shkollës.

Vendimi nuk saktëson se cila prej pikave e rregullit 36 rrëzon ankimimin e 19-vjeçares.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjithashtu mbështetet për këtë vendim tek neni 113 pika 7 ku thuhet se Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj dhe neni 47 ku parashikohet që 1. Secili person gëzon të  drejtën e shkollimit themelor pa  pagesë. Shkollimi i detyrueshëm rregullohen me ligj dhe financohet nga fondet publike. 2. Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për tu arsimuar, sipas aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›