Lë spitalin pas aksidentit ish-presidenti Rexhep Meidani

Ish-presidenti Rexhep Meidani ka lënë spitalin mëngjesin e sotëm pas aksidentit që pësoi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Meidani i cili u godit mbrëmë nga një biçikletë pranë banesë së tij teksa ishte duke ecur në këmbë ka dalë nga spitali por do të mbahet nën kontroll në shtëpi.
Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore nuk është e rëndë por ai do të qëndrojë nën mbikqyrje pasi ka disa dëmtime në brinjë.