E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti Faktik 2010

E enjte 06 Tetor 2011 2026

Buxheti Faktik 2010 Mazhoranca miratoi ne kuvend mes debatesh me opoziten buxhetin faktik te viti 2010 me 71 vota pro. duke mbrojtur kete draft i cili u rishikua tre here gjate vitit te kaluar pasi nuk realizohej mbledhja e te ardhurave ne masen e programuar kryeministri Berisha I konsideroi masat qe ai ka marre gjate viti buxhetore si me efekte te medha sociale madje nuk ngurroi ta quante veten edhe si me socialist se rivalet e tij politike.

Ozpoita akuzoi qeverine per mungese vizioni ne hartimin e politikave ekonomike. Rishikimi disa here i draftit te buxhetit brenda nje viti e fakton kete. Sipas nenkryetarit te grupit parlamentar te PS Erjon Brace rritja ekonomike ne 2010 ka ardhur si pasoje e borxheve te medha publike dhe private. Buxheti faktik i viti 2010 konfirmoi edhe nje here situaten delikate qe po kalon ekonomia shqiptare. Edhe pse treguesit u ndryshuan ne arken e shtetit mungojne rreth 10 miliard leke ndersa evazioni ne institucionet fiskale sigurimet shoqerore etj thellon me tej gropen ne buxhet. Diskutimet per buxhetin jane shoqeruar edhe me batuta e replika mes deputeve ne sallen e kuvendit. Ata leshuan akuza te ndersjellta per ceshtje politike dhe ekonomike qe kane qene me te debatuara kohet e fundit. Gjate kohes se diskutimeve te lira pjesa me e madhe e deputeteve te djathte kishte braktisur sallen cka sipas opozites tregon mungesen e interesit te saj per ceshtje me rendesi per vendin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›