Tiranë, zjarr në Pezë, rrezikohen shtëpitë
Një zjarr i rënë paraditen e sotme në Pezë të Tiranës ka vënë në rrezik banesat. Vatra është lokalizuar në një sipërfaqe me shkurre në afërsi të shtëpive, ndërsa flakët janë përhapur për shkak të erës.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, të cilat kanë vënë nën kontroll përhapjen e mëtejshme të flakëve. Ndërkohë, nuk dihet akoma se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit.