E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Maqedoni, konflikt për kufirin

Konflikti për vijën kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës ende nuk është zgjidhur. Në fshatin Libisht banorët po mbrojnë të armatusor piramidën kufitare të rrëzuar tre ditë më parë. Sipas tyre, kjo është tokë e shtetit të Kosovës ndaj kundërshtojnë vendimin e komisionit ndërshtetëror.

Bëhet fjalë për rreth 3 mijë hektarë tokë, që në bazë të piramidave të sapovendosura në kufi, i përkasin Maqedonisë. Ndërsa sipas banorëve të fshatit Libisht të Kosovës, kufiri Kosove-Maqedoni nuk është aty. “Këtë zonë na e kanë marrë që në vitin 1958 dhe qeveria nuk ka bërë asgjë për të na e kthyer. Nuk jemi dakord me shkëputjen e tokave të territorit tonë”, shprehen të irrituar banorët.

Trupat të armatosura janë shfaqur prej disa ditësh në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. Shënimi i kufirit, i cili po bëhet aktualisht, ka lënë rreth 3.000 hektarë tokë në territorin maqedonas dhe për ta mbrojtur janë ngritur banorët e fshatrave të zonës kufitare.

Ata kanë filluar të heqinpiramidat kufitare të sapovendosura nga komisioni ndërshtetëror. Shumë prej tyre janë të armatosur e të maskuar dhe thonë se nuk i frikësohen një përballjeje ushtarake me forcat e sigurisë.

Ndërsa sipas Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë në sektorin e katërt kufitar ku ka ndodhur incidenti, janë vendosur të 16 shtyllat kufitare, të parapara sipas planit të Ahtisarit dhe Protokollit për bashkëpunim midis komisionit të përzier maqedono-kosovar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›