E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-PD, draft për kufizimin e imunitetit të deputetëve

Këshilli për Legjislacionin vendosi  t’i kërkojë dy anëtarëve të tij, Ylli Bufi dhe Ilir Rusmajli që të hartojnë një draft-amendamentet për kufizimin e imunitetit të deputetevë. Kjo u vendos sot pas mbledhjes me dyert të mbyllura nën drejtimin e kryetares, Jozefina Topalli.

Ndryshimet ligjore më pas do t’iu jepen grupeve parlamentare për nënshkrim. Janë ngarkuar nga këshilli, deputeti i opozitës Bufi dhe ai i mazhorancës Rusmajli, për të hartuar nenet që do të bëjnë të mundur “zhveshjen” nga imuniteti. Drafti do të çojë në ndryshimin e Kushtetutes per kufizimin e imuniteteve.

Këshilli për Legjislacionin konstatoi gjithashtu se, nismat e ndërmarra deri tani në lidhje me çështjet e imuniteteve nuk kanë prodhuar rezultatin e dëshiruar. Gjatë këtyre tre viteve çështja e imunitetit është bërë  objekt debati në Parlament, duke marrë shkas nga kërkesa e opozitës për t’i hequr imunitetin deputetit Lulzim Basha dhe Famtir Mediu.

Kufizimi i imunitetit do të thotë që nenit 73 të Kushtetutës t’i hiqet pika dy e tij, kështu pushtetarët do të mund të ndiqen penalisht. Ndryshimet pritet të bëhen  pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë. Ministrat apo deputetët do të hetohen nga organi i akuzës, si çdo qytetar tjetër, pa marrë më parë lejen e Kuvendit, siç ka ndodhur në rastet e Lulzim Bashës apo Fatmir Mediut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›