E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë-Maqedoni, marrëveshje kundër krimit

Autoritetet kosovare dhe ato maqedonase kanë nënshkruar sot një marrëveshje që parashikon luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Marrëveshja u nënshkrua në Prishtinë nga ministri i Brendshëm Zenun Pajaziti dhe homologia e tij maqedonase Gordana Jankulovska.
Në fjalën e tij ministri Pajaziti theksoi se marrëveshja e sotme hap dyert e bashkëpunimit mes dy vendeve edhe bashkëpunim të mëtejshëm në fusha të ndryshme.
Ndërsa Jankulovska theksoi se lufta kundër krimit dhe terrorizmit janë dy nga detyrimet kryesore për të dyja shtetet në rrugën drejt BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›