Spanjë/Plani për ekonominë, opozita kritika ndaj Zapateros
Në Spanje opozita ka derdhur një sërë kritikash ndaj planit për ekonominë të paraqitur dje në Kongres nga deputetët e kryeministrit Zapatero. Lajmin e bën të ditur shtypi i Madridit, sipas të cilit paketa, që qeveria synon ta miratojë brenda 18 muajve të ardhshëm, është kritikuar për mungesën e referimit me terma afatshkurtër për papunesinë. Gjithashtu, mediat theksojnë se paketa është konsideruar si propagandistike, jo vetëm nga e djathta, por edhe nga të majtët.
Paketa e kryeministrit spanjoll parashikon 20 miliardë euro për projekte ambjentale, prezanton gradualisht makinën elektrike, bën autonome furnizimin me energji të ndërtesave publike, si dhe menaxhon ujërat që mund të ripërdoren.