Sejdiu e Thaçi: Hetim ngjarjeve të pasluftës
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë dhënë garancinë e tyre se ngjarjet kriminale të pasluftës do të hetohen plotësisht nga organet e drejtësisë. Dy liderët kosovarë kanë theksuar se në këtë drejtim, institucionet e Kosovës do të kenë edhe mbështetjen e misionit EULEX.
"Institucionet vendase të drejtësisë dhe EULEX-i, në kuadër të përgjegjësive që kanë do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar që të gjitha veprat kriminale të periudhës së pasluftës të hetohen thellësisht dhe të pandikuara nga politika", janë shprehur Sejdiu e Thaçi.