E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Mbyllet procesi i zgjedhjeve nis procesi i krijimit te qeverise

Ne Kosove ka perfunduar numerimi i te gjitha votave perfshire ato te hedhura me kusht dhe ato te derguara nepermjet postes duke hapur kesisoj mundesine e vertetimit te ketyre zgjedhjeve dhe permbylljen e procesit te sterzgjatur te zgjedhjeve parlamentare. Keto vota numerimi i te cilave perfundoi mbreme nuk kane ndryshuar renditjen e partive politike nga rezultatet paraprake. Sipas Komisionit Qendror Partia Demokratike e Kosoves eshte fituese e zgjedhjeve e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosoves Levizja Vetevendosje Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dhe Aleanca Kosova e Re. Ndersa Fryma e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanise nuk kane arritur te kalojne pragun zgjedhor.

Vertetimi i ketyre zgjedhjeve mund te ndodhe me dy shkurt nese nuk do te kete ankesa shtese te partive politike dhe me kete do te hapet mundesia e krijimit te institucioneve te reja te Kosoves nje proces ky qe u zvarrit per shkak te parregullsive te shfaqura ne zgjedhjet qe kushtezuan rivotime ne gjashte komuna te vendit. Parlamenti i Kosoves duhet te mblidhet me se voni nje muaj pas vertetimit te rezultateve por Partia Demokratike e Kosoves shpreson se deri kah mesi i muajit shkurt perkatesisht para pervjetorit te trete te pavaresise se vendit te krijohet qeveria e re e Kosoves.

Kryetari i Partise Demokratike Hashim Thaci eshte zotuar se qeveria do te krijohet para 17 shkurtit dhe ajo do te jete shume perfshirese dhe shumetnike por nuk ka nuk ka dhene hollesi se me ke mund te beje qeverine.

Gjykuar nga rezultatet e zgjedhjeve Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ose Aleanca Kosova e Re e mbase te dyja mund te jene partnere ne koalicionin qeverises. Nderkaq Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Levizja Vetevendosje jane shprehur ne favor te qendrimit ne opozite.

Java qe po vjen pritet qe te hape edhe zyrtarisht bisedimet per krijimin e qeverise se re e cila do te perballet me nje numer sfidash perfshire perpjekjet per te zvogeluar demet qe vleresohet se i jane shkaktuar Kosoves me raportin e te derguarit te Keshillit te Evropes Dick Marty i cili pretendon se ish drejtues te larte te Ushtrise lirimtare te Kosoves ne mesin e te cileve edhe kryeministri aktual Hashim Thaci jane te perfshire ne veprimtari te paligjshme mes tjerash edhe me trafikimin e organeve njerezore.

Nje nga sfidat e radhes per institucionet e reja pritet te jete edhe reformimi i plote i sistemit te zgjedhjeve pas problemeve qe u shfaqen ne votimet e fundit qe filluan me 12 dhjetor te vitit te kaluar dhe perfunduan te dielen qe lame pas me rivotimet ne Mitrovice.

Keto zgjedhje ishin te parat qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves ne shkurt te vitit 2008 dhe te parat qe ne teresi jane organizuar nga institucionet e shtetit te ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›