Kosove Shpallen rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve PDK fiton 37 vende ne parlament

Te dielen Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare te Kosoves.
Fituese e ketyre zgjedhjeve eshte Partia Demokratike e Kosoves e cila do te kete 34 deputete ne Parlamentin 120 vendesh. Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosoves me 27 deputete levizja Vetevendosje me 14 Aleanca per Ardhmerine e Kosoves me 12 dhe Aleanca Kosova e Re me 8 deputete.
Nderkaq pjesa tjeter prej 25 deputetesh eshte ndare nga partite politike nga radhet e komuniteteve pakice.
Publikimi i rezultateve perfundimtare ka hapur mundesine e certifikimit te tyre qe do te ndodhe pas shqyrtimit te ankesave te mundshme te partive politike pjesemarrese ne zgjedhje.
Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve 45.29 per qind e votuesve te regjistruar moren pjese ne votime zvarritja e te cilave per shkak te parregullsive te shfaqura zvarriti edhe procesin e themelimit te institucioneve te reja te Kosoves procesi per ngritjen e te cilave pritet te ndodhe menjehere pas certifikimit te rezultateve perfundimtare.