E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhacka-Metës: Askush nuk i shpëton kusarët

TIRANE- Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhacka i përgjigjet deklaratave të kreut të LSI-së Ilir Meta. Kreu i LSI tha sot se opozita duhet të jetë pjesë e komisionit hetimor për ngjarjet e 21 Janarit, ndërsa për deputeten Xhacka deklarata e tij janë të tepërta, pasi sic tha ajo, sot i madh e i vogël e kanë kuptuar që Meta është pjesë e koalicionit të turpit, është aktor i videohajnisë.

"Prapë Ilir Meta? Prapë aktori i videohajnisë?Prapë ai që shiti 80 mijë vota opozitare për tu bërë pjesë e pushtetit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë? Po boll më o zotërinj se nuk ka mbetur i madh e i vogël në këtë vend që nuk e ka kuptuar se ky është koalicioni i turpit e duhet të largohet",- u shpreh Xhacka.

Për Berishën e Metën, Xhacka thekson se duhet të ketë shpagime ligjore, pasi përfaqësojnë kusarinë që vret për pushtet, sipas saj.
“Sali Berisha e Ilir Meta s’mund të vazhdojnë të kthejnë Shqipërinë në kohës e partisë shtet. Kusaria e Sali Berishës e matrapazllëku i Ilir Metës sot kërkojnë shpagimin kushtetues e ligjor e jo deklarata për shtyp pa bereqet. Ata janë partia në pushtet, ne jemi populli që kërkon shtet. Liria, barazia, vëllazërimi na bashkojnë sot me cdo shqiptar, të majtë e të djathtë, kundër kusarisë që vret për pushtet. Ndaj përgjigja që kemi për Zotin Meta është se asgjë nuk e ndal popullin e asgjë nuk i shpëton kusarët”,- përfundi Xhacka.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›